Ambasada ruse në Shkup – rekordmene ballkanike në rrjetet sociale

INA
INA

19 Gusht, 2023

Për dy vjet, Ambasada ruse në Shkup ka publikuar dy herë më shumë postime në rrjetet sociale sesa misionet diplomatike të BE-së, SHBA-së, Britanisë dhe vendeve të tjera.

Sipas hulumtimit të Qendrës për Studimin e Demokracisë nga Sofja, kjo është pjesë e strategjisë propagandistike të Kremlinit dhe luftës hibride.

Analiza tregon gjithashtu se Ambasada ruse në Shkup ka shumë më tepër njoftime se MPJ-ja e Maqedonisë.

Ky aktivitet, sipas Goran Georgiev, studiues në institucionin e lartëpërmendur është pjesë e strategjisë së Kremlinit për të përhapur ndikimin dhe propagandën ruse.

“Profilet e ambasadave ruse në rrjetet sociale janë një kanal dhe përforcues i propagandës ruse dhe i gjithë gamës së narrativave të dezinformatave që vijnë nga Kremlini, shumica e të cilave janë të drejtuara kundër Perëndimit dhe mënyrës së jetesës demokratike.

Ambasadat kryejnë një funksion kyç informativ (por edhe operacional) në luftën informative të Kremlinit kundër botës së lirë. Numri i përgjithshëm i postimeve nga misionet diplomatike ruse në rrjetet sociale është rritur ndjeshëm që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, dhe dezinformimi është eksplicit dhe më agresiv se kurrë.Ka prova për këtë”, tha Georgiev për Radion Evropa e Lirë (RSE), përcjell agjencia e lajmeve INA.

Numri i postimeve të Ambasadës Ruse në Shkup në rrjetet sociale është disa herë më i madh se numri i postimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, e cila, sipas hulumtimit, poston mesatarisht tre postime në javë. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-10-02-21-53-18-404-edit_com.android.chrome

DASh: Nuk është e konfirmuar se Serbia i ka tërhequr trupat përreth kufirit me Kosovën

Rama Plenkoviq

Rama e Plenkoviq kërkojnë masa kundër Serbisë për shkak të dhunës në Kosovë

Kurti Kuvend i Kosoves

Kurti: Serbia e kuptoi se terr oristët nuk kanë asnjë shans me policinë tonë

derivate nafta dizeli benzin

Nga mesnata benzina lirohet, nafta shtrenjtohet

shkup

Publikohet lista e vendeve më të sigurta në botë, Maqedonia e Veriut në vendin e 38-të

Radojcic vilat pasuria

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

evn-fatura

Është rritur çmimi i energjisë elektrike në RMV, ESHS: Çmimi mesatar është 6.737 denarë për një kilovat orë

qeveria kovacevski4

A ka krizë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut?!

denari-756x420-696x387-1

Prej sot fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

INFO

NA NDIQ