Ambasadat, vizat për punë, Schengen dhe rregullat për udhëtime në Gjermani

Pandemia Covid po zbutet, andaj edhe gjendja po përmirësohet në Gjermani.

Tani më zyrtarisht janë hapur ambasadat, po kush mund të udhëtojë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veirut…? Kur fillon dhënia e vizave Shengen? E kur do të bëhen terminet për viza pune? Cilat janë rregullat për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, e cilat për Kosovën? Janë disa nga pyetjet që shumë shqiptarë po i preokupon të dinë në detaje.

Udhëtimet turistike

Prej datës 20 qershor Gjermania ka hapur kufijtë edhe për udhëtime turistike për shtetasit nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia. Ajo çfarë duhet të keni parasysh është se për çdo udhëtim eventual në Gjermani përmes fluturimeve duhet të keni një test PRC Negativ. Vlen të theksohet se çdo udhëtim përmes makinave, nuk nevojitet test, transmeton albinfo.ch.

Po shtetasit e Kosovës dhe Malit të Zi?

Prej datës 25 qershor të gjithë shtetasit e vaksinuar të Kosovës dhe Malit të Zi mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë. Shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë për vizita, udhëtime afariste dhe ato turistike.

Sa u përket vizave për udhëtime, terminet për viza Schengen mund të caktohen në Ambasaden e Gjermanisë në Prishtinë nga fillimi i mujit korrik, në mënyrë online.

Ndërsa për personat që aplikojnë për viza Schengen duhet të dëshmojnë edhe dokumentin që janë vaksinuar.

Terminet për viza pune

Terminet për viza pune, për të gjithë përsonat e vaksinuar të shteteve ballkanike, do të fillojnë në fillim të muajit gusht, në Ambasadën e Prishtinës, Tiranës, Shkupit dhe Podgoricës, transmeton tutje albinfo.ch.
Vaksinimi si kusht për udhëtime në Gjermani

Theksohet se për shtetin e Kosovës dhe Malit të Zi udhëtimet drejt Gjermanisë lejohen vetëm për personat e vaksinuar. Nëse jeni vaksinuar me vaksinat kineze dhe ato ruse, nuk pranohen për udhëtime drejt Gjermanisë. /Albinfo.ch