Ambasadori amerikan thotë se çështja e ndarjes së Kosovës tashmë është histori

0

Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se çështja e ndarjes së Kosovës tashmë është histori. Ai thotë se SHBA mbështet një marrëveshje pa kushte dhe në pajtim edhe me qytetarët.”Pozicioni i SHBA’së është që qeveritë, ajo e Kosovës dhe ajo e Serbisë duhet të negociojnë pa kushte. Duhet të jenë të lira dhe të bisedojnë. Amerika nuk ka inkurajuar kurrë një rishikim të kufjive, apo siç e kanë quajtur disa ndarje”, ka thënë ai. Sipas tij, një marrëveshje mes dy shteteve nuk duhet të jetë e pranueshme veç për politikanët, por edhe për qytetarët. “Tash të flasim për ndarje, është lajm i vjetër, është histori”, theksoi Kosnett.