Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, o merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për Siguri Kibernetike “Cyber ZERO”.
Aty ai është pyetur për zhvillimet e fundit në vend, por Hovenier nuk ka pranuar të flasë vetëm paralajmëroi se ka shumë gjëra për të thënë javën e ardhshme.
“Jo, kam shumë gjëra për të thënë javën e ardhshme”, është përgjigjur shkurt Hovenier.
Kujtojmë se në këtë konferencë është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. As Kurti deri më tani nuk ka folur për takimin që kishte mbrëmë me ndërmjetësin evropian në dialog, Miroslav Lajçak.
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas një darke pune që pati mbrëmë me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, tha se se me ta pati diskutime të hapura dhe intensive. Lajçak tha se me Kurtin e Bislimin u dakorduan për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara.