Ambasadori britanik: Shqiptarët kanë nevojë për reformë zgjedhore, le ta bëjmë këtë punë

0

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman, pas mbledhjes me përfaqësuesit e Këshillit Politik, ka deklaruar se miratimi i Reformës zgjedhore është i rëndësishëm jo vetëm për integrimin e Shqipërtisë në Bashkimin Evropian, por është i rëndësishëm edhe sepse shqiptarët duhet të kenë një sistem që garanton zgjedhje të lira.

Norman ka theksuar se pret që një marrëveshje e tillë të bëhet realitet të mërkurën.

“Këshilli Politik u krijua në mënyrë që të përfundojë reformën zgjedhore. Sot është bërë progres, por mbetet ende punë për t’u bërë. Është thelbësore që këtë ta përfundojmë nesër, jo vetëm për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, por edhe në mënyrë që votuesit shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të sigurta. Kështu që, le ta bëjmë këtë punë”, është shprehur ambasadori Nurman, transmetoi abcnews.al.

Takime mes përfaqësuesve të Këshillit Politik dhe tre ambasadorëve (Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman) është zhvilluar në rezidencën e ambasadës Amerikane në Tiranë dhe ka zgjatur rreth 5 orë.

Në përfundim të takimit ambasadorët njëzëri kanë theksuar se nesër ngelet për tu parë nëse palët do të bien dakord për Reformën Zgjedhore.