Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut, Angel Angelov, i kthehet detyrave të tij diplomatike në vend me kapacitet të plotë.
Një njoftim i tillë ka mbërritur dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, përcjell INA.
Ambasadori Angelov dje mbërriti në Shkup me ministrin bullgar të Punëve të Brendshme Ivan Demerxhiev, i realizoi një vizitë në Shkup.
MPJ bullgare javën e kaluar e ftoi ambasadorin Angelov në konsultime në Sofje për shkak të situatës së rëndë në lidhje me të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe përshkallëzimin e akteve dhe krimeve të urrejtjes kundër tyre në muajt e fundit, si dhe pas incidentit të fundit në të cilën u sulmua sekretari i klubit bullgar “Car Boris Treti” në Ohër, Hristijan Pendikov.(INA)