Ambasadori gjerman reagon ashpër ndaj deklaratës skandaloze të Goran Rakiqit

Goran Rakiq, ministër në qeverinë e Kosovës, e ka bërë sot një krahasim skandaloz: Aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar e ka krahasur me një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e tmerrshme naziste – „Kristallnacht – Natën e kristaltë“. Kjo ngjarje e zhvilluar mes 9 dhe 10 nëntor 1938, e quajtur edhe si „Pogromnacht“ ka shënuar fillimin e aksioneve të tmerrshme kundër hebrenjve në kohën e nazizmit…

Ky krahasim i përpjekjeve për shfarosjen e hebrenjve me aksionet kundër kontrabanduesve ka irrituar shumë edhe ambasadorin gjerman në Kosovë Jörn Rohde.

Ambasadori i Gjermanisë Rohde tha se është i papranueshëm krahasimi i aksionit të sotëm të Policisë me “natën e kristaltë”. Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”.