Ambasadori Hill: E di Serbia mirë cili është detyrimi i saj

ina-online
ina-online

01/12/2023

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, duke folur për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se kjo është një pyetje para së gjithash për të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, por shtoi se Serbia duhet të orientohet kah vendi i saj në Evropë.

“Serbia e di se çfarë duhet të bëjë dhe vendimi i takon asaj”, ka thënë Hill për agjencinë serbe të lajmeve “FoNet”.

Duke folur për pritjet për vitin e ardhshëm, ai shprehu shpresën se vendet kandidate për anëtarësim në BE, si edhe Serbia, do ta shqyrtojnë seriozisht Planin Ekonomik për Rritje të paraqitur nga Komisioni Evropian.

“Është një sfidë serioze edhe për BE-në”, tha ai.

I pyetur se çfarë është bërë temë e disa partive në fushatë, Hill theksoi se po qëndron jashtë fushatës dhe se për sa i përket atij, ai po voton në Floridë.

“Çdo përpjekje për të më rekrutuar në fushatë do të jetë e pasuksesshme dhe është 100 për qind në dorën e qytetarëve të Serbisë që të vendosin”, ka thënë Hill.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Presheva lugine

Kërkohet hapja e degës së gjuhës shqipe në Preshevë, dorëzohet shkresa në Universitetin e Beogradit

tabela-open-balkan-ballkani-hapur

Tregu i vetëm i punës në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Serbi

bota ruse harta

Ushtarët rus në Ukrainë bëjnë fotografi me një hartë që tregon edhe Ballkanin

shaip kamberi vucic

Kamberi publikon listën e kërkesave që ia dorëzoi Vuçiqit

vucic dodik

“Bota serbe” përmes Parlamentit të Malit të Zi

Nikola-Sanduloviq

Sanduloviq, Lajçakut: Ke heshtur për tentimvrasjen ndaj meje nga Vuçiqi yt i dashur

greqi-1-800x445-600x360

Greqia merr drejtimin e misionit detar të BE-së në Detin e Kuq

shaip kamberi vucic

Shaip Kamberi takohet me Vuçiqin, zbardhen detaje nga diskutimet – ja çfarë kërkoi deputeti shqiptar

IMG_9304

Krstinovska: Propaganda kineze në Ballkan, Serbia mbështetet te Kina për ta bllokuar Kosovën

INFO

NA NDIQ