Ambasadori i BE-së: Nuk kam shkop magjik për të ditur çfarë do të ndodh këtë vit

Picture of designer@fetishimedia.ch

27/01/2022

“Fillimi i negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mbetet prioritet kryesor për BE-në. Fokusi tani është në arritjen e një marrëveshjeje midis vendeve anëtare për kornizën negociuese, ndërsa në të njëjtën kohë Sofja dhe Shkupi po punojnë për të arritur marrëveshje për çështjet dypalëshe”.

Këtë e tha ambasadori i BE-së në Shkup David Geer, në hapjen e tryezës së rrumbullakët “Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE: Histori e gjatë e (pa)përfunduar – Qëndrueshmëria e kursit të politikës së jashtme të Maqedonisë”, organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve.

Geer në fjalimin e tij gjithashtu tha se nuk e ka topin magjik për të ditur se çfarë do të ndodhë këtë vit, por shprehu besimin se sido që të ndodhë, BE-ja do të qëndrojë pranë RMV-së dhe do të ndihmojë në çdo nivel dhe në çdo hap të rrugës.

“Hapja e negociatave do të jetë një pikë kthese për integrimin evropian të vendit. Do të shënojë intensifikimin e përpjekjeve praktike të Maqedonisë së Veriut për harmonizim me legjislacionin dhe standardet evropiane. Shumë nga përgjegjësitë do të barten nga Qeveria, por do të kërkojnë përfshirje strukturore dhe eksperte në procesin e negociatave, ndërkohë që reformat do të vazhdojnë”.

“Partitë opozitare do të duhet të vazhdojnë të japin kontribute konstruktive, veçanërisht përmes punës në Kuvend, ndërsa Kuvendi do të duhet të forcojë rolin e tij si forum për debat politik konstruktiv, veçanërisht në agjendën e reformës së BE-së”, tha Geer.

TË FUNDIT

Pritja e madhe për finalen e BBVA4: Njoftim i rëndësishëm nga familjarët e Gjestit

Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë…

283 raste me grip javën e kaluar në Maqedoni

Mickoski: Në EBA prezantuam mundësitë për investime në Maqedoni

Dimitrievski: Kushdo që bashkëpunon me BDI-në është i papranueshëm për ZNAM-in (VIDEO)

Haradinaj: Sjellja e Vetëvendosjes është rrëshqitje drejt një “grusht shteti”

ME TE LEXUARA

1
Pritja e madhe për finalen e BBVA4: Njoftim i rëndësishëm nga familjarët e Gjestit
1
Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë...
1
283 raste me grip javën e kaluar në Maqedoni
1
Mickoski: Në EBA prezantuam mundësitë për investime në Maqedoni
1
Dimitrievski: Kushdo që bashkëpunon me BDI-në është i papranueshëm për ZNAM-in (VIDEO)

LEXO MË SHUMË