Ambasadori i Italisë mbajti ligjëratë në UT për BE-në si krijim juridik dhe politik (FOTO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

29/03/2023

Ambasadori i Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkëlqesia e tij Andrea Silvestri qëndroi për vizitë pune në Universitetin e Tetovës.
Fillimisht ai u prit në takim nga Rektori i Universitetit tonë, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen mes dy institucioneve, ku rëndësi e veçantë iu kushtua Katedrës së Gjuhës Italiane në Universitetin tonë. Ambasadori Andrea Silvestri tha se Ambasada Italiane do të jetë në gatishmëri për të bashkëpunuar me Universitetin e Tetovës me qëllim të nxitjes së të rinjve për ta studiuar gjuhën italiane. Ndërsa Rektori i UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti tha se Universiteti ynë gjithashtu është i gatshëm për të krijuar ura të reja miqësie me universitetet nga Republika e Italisë, me qëllim që në të ardhmen të bashkëpunojmë në projekte të ndryshme ndërkombëtare, të cilët do të ishin në dobi të universiteteve tona dhe studentëve në përgjithësi.

Pas takimit me udhëheqësit e Universitetit, Ambasadori Italian, Andrea Silvestri mbajti një ligjëratë profesionale para studentëve dhe profesorëve të Fakultetit Juridik. Me këtë rast, Rektori Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti në fjalën e tij përshëndetëse tha se është kënaqësi për të gjithë që ambasadori i Italisë, Andrea Silvestri do t’i ndajë pikëpamjet e tij për Bashkimin Evropian, si krijim juridik dhe politik. “Si Rektor i Universitetit të Tetovës, dëshiroj ta shfrytëzoj rastin për ta riafirmuar përkushtimin tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Universiteti ynë ka qenë një mik dhe mbështetës i madh i kombit tonë në rrugën drejt integrimeve euroatlantike, dhe ne jemi të përkushtuar ta luajmë rolin tonë në avancimin e aspiratave evropiane. Orientimi i palëkundur i Universitetit të Tetovës drejt integrimeve euroatlantike të vendit dhe rajonit është dëshmi e përkushtimit ndaj studentëve, komunitetit dhe vendit tonë”, theksoi Rektori Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.

Ndërsa në ligjëratën e tij, me temë “Bashkimi Evropian si krijim juridik dhe politik”, ambasadori Silvestri foli gjerësisht mbi evolucionin e krijimit të Bashkimit Evropian që nga themelimi e deri më sot.

Gjatë kësaj ligjërate, ai u përqendrua mbi procesin e funksionimit dhe të vendimmarrjes në BE. Ai po ashtu në fokus të kësaj ligjërate e kishte edhe kontributin dhe rolin e Italisë në Bashkimin Evropian. Në përmbyllje të ligjëratës së tij ambasadori italian Silvestri u shpreh optimist se në të ardhmen edhe Maqedonia e Veriut do të jetë anëtare e plotë e BE-së. Qëndrimin e tij në Universitetin tonë, Ambasadori Andrea Silvestri e përmbylli me vizitën në Fakultetin e Arteve ku u përurua vepra artistike e artistit italian Roberto Geci, dhuratë nga Ambasada Italiane, po ashtu e vizitoi edhe laboratorin për kontrollin e ushqimeve në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit.

https://www.facebook.com/unite.edu.mk/posts/530016185962919

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ce7181ac-cc2e-4e49-8b1a-a2de89258e52

VLEN hapi shtabin zgjedhor në Zhelinë

ASH Sela Taravari

Taravari reagon pas vendimit të ASH-së së Selës që ti bashkohet “Frontit Evropian”

Ali Ahmeti Ziadin Sela

Sela i thotë PO koalicionit me Ali Ahmetin, bashkë me ‘Frontin Evropian’

artan grubi

Pasi ASH-ja u rreshtu në “Frontin Europian”, Grubi: Si mbet puna e 20 plusit?!

f6

Fronti Europian rritet edhe me Unionin e Romëve, Ahmeti: Fitore e madhe na pret

deklarata vlen opozita shqiptare

Mësoher bartësi i listës për deputetë të VLEN në njësinë 5 zgjedhore?!

Arsim2

Osmani: Mendoj që kjo do të jetë një ndër fitoret më të mëdha që kemi pasur si bllok

patarina pike pagese

Rustemi: Pagesa elektronike të taksës rrugore edhe në Korridorin 8

Jovan Mitrevski

Mitrevski: Deri më 28 Maj duhet të thirret seanca konstituive për përbërjen e re Parlamentare

INFO

NA NDIQ