Ambasadori rus në Shkup thirret në MPJ, i dorëzohet notë verbale

Picture of designer@fetishimedia.ch

07/03/2022

Ambasadori rus në shtet, Sergej Bazdnikin sot është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, konfirmuan nga MPJ për MIA-n. Siç thonë nga MPJ-ja, ambasadorit i është dorëzuar notë verbale, për atë që Federata ruse e vendosi Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve armiqësore.

Paraprakisht, Qeveria e Federatës ruse sot e lëshoi një listë të shteteve të huaja dhe territoreve që bëjnë veprime armiqësore, veprime kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj, njoftuan mediat ruse.

Lista i përfshin Australinë, Britaninë e Madhe, vendet anëtare të BE-së, Islandën, Kanadanë, Lihtenshtajnin, Monakon, Zelandën e Re, Norvegjinë, Korenë e Jugut, San Marinon, Andorrën, Singaporin, SHBA-në, Tajvanin, Ukrainën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi, Zvicrën, Japoninë dhe Mikronezinë.

Vendet dhe territoret e përmendura në listë vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë pas fillimit të invazionit rus mbi Ukrainën.

Në brifungun e sotëm ministri i Punëve të jashtme Bujar Osmani, duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me pasojat nga fakti që Moska e vendosi vendin tonë në listën e vendeve armike të Rusisë, ai tha se qëndrimi ynë ndaj Federatës Ruse në kontekst të këtij agresioni është shprehur qartë, manifestohet publikisht dhe do t’iu bashkohemi të gjitha vendimeve të BE-së për dënim, por edhe në përcaktimin e marrëdhënieve të cilat do t’i kemi me Federatën Ruse dhe se e gjithë kjo do të bëhet në koordinim me BE-në dhe jo në bazë të një vendimi bilateral./Zhurnal.mk

TË FUNDIT

Kasami takoi ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas

Kurti në Kroaci flet për sulmin në Ibër Lepenc: Besojmë që është mbështetur dhe orkestruar nga Serbia

Rikthimi i shqipes irriton Stoillkoviqin

Zeqirija Ibrahimi: BDI-ja është e vulosur si parti antiamerikane e zhytur në korrupsion

Regjistrohet tërmet në rrethinën e Gostivarit dhe Tetovës

Intonimi i himnit në shkolla, Elezi: Propozim ligji do të plotësohet dhe ndryshohet përmes amendamenteve

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË