Ambasadorit të Izraelit në Beograd s’i pëlqejnë deklaratat e trajnerit izraelit në Prishtinë

INA
INA

13/11/2023

Ambasadori i Izraelit në Serbi, Yahel Vilan, ka reaguar ndaj deklaratave të trajnerit të ekipit të Izraelit në futboll, Alon Haza, i cili, gjatë një konference për media para ndeshjes midis Kosovës dhe Izraelit në Prishtinë, ka thënë se të dyja shtetet kanë kaluar nëpër situata të njëjta – referencë për luftën e Kosovës (1999) dhe situatës në Lindjen e Mesme (2023).

“Dëshiroj të mohoj fuqishëm fjalët e trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit të Izraelit dhe të riafirmoj vlerësimin e thellë të Izraelit për Serbinë dhe popullin serb. Serbia e ka dëshmuar veten mike të vërtetë dhe e ka bërë këtë edhe një herë në këto kohë sfiduese, veçanërisht në fushën e sportit”, ka shkruar ambasadori izraelit në platformën “X” të dielën në mbrëmje.

Kosova ka fituar ndeshjen kundër Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024. Ndeshja është zhvilluar të dielën në stadiumin nacional “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ajo ishte paraparë të zhvillohej muajin e kaluar, por për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme, ajo ishte shtyrë për 12 nëntor.

Autoritetet e Kosovës kishin ngritur paraprakisht nivelin e sigurisë prejse futbollistët izraelitë kishin mbërritur në Kosovë të premten, duke bllokuar rrugët përreth stadiumit “Fadil Vokrri” dhe duke kryer kontrolle të rrepta për tifozët para ndeshjes. Kjo ndeshje ka qenë e para për kombëtaren izraelite prej se nisi lufta mes Izraelit dhe Palestinës./Albanianpost.com

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic-dacic

Vuçiq është kundër që Daçiqi të jetë kryeministër i ardhshëm i Serbisë

presheva-1

I specializuar në Akademinë e Kriminalistikës, Sinani shkruan për të riun nga Presheva që po diskriminohet në Serbi

vucic

Fushata zgjedhore në Serbi: Pak flitet për BE-në dhe shumë për Kosovën

vucic

Gjermania paralajmëron Vuçiç për Rusinë: S’mund të ulesh në dy karrige njëkohësisht

policia-bullgar

MPB-ja Bullgare : Nuk kemi të dhëna se Palevski ndodhet në Bullgari

spajiq

Mali i Zi: Fillon regjistrimi i shumëpërfolur i popullsisë

Christopher Hill Kristofer

Ambasadori Hill: E di Serbia mirë cili është detyrimi i saj

Hitler

Shkatërroni Jugosllavinë sa më shpejt, çka shkruhet në Direktivën e Hitlerit të bleu Serbia

presheva

Serbia paralajmëron hapjen e një shtabi policor në Preshevë

INFO

NA NDIQ