Ambasadorja amerikane Aggeler e zhgënjyer me paaftësinë e Gjykatës së Apelit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

25/04/2023

Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Price Aggeler më 11 prill të këtij viti ka adresuar një letër deri tek instancat gjyqësore dhe të ekzekutivit në të cilën shpreh shqetësimin dhe dëshpërimin e saj dhe të SHBA-ve, për siç thotë “vendimet e rrëzuara kundër profileve të larta të cilat Gjykata Apelit i ka kthyer në shkallën e parë”.

Letrën të cilën e ka siguruar ALSAT nga burime brenda Qeverisë, potencon edhe përpjekjet e SHBA-ve dhe gjysmë miliardë euro të investuara për reforma në gjyqësor.

“Çdo ditë e më shumë shqetësohem dhe zhgënjehem për numrin e madh të lëndëve (nga profilet e larta) që Gjykata e Apelit i ka kthyer në shkallën e parë për rigjykim. Paaftësia e dukshme e gjykatave për t’i kaluar rastet në mënyrë të shpejtë përmes gjykimin, në Apel dhe kalimi i tyre para dhe mbrapa mes Apelit dhe Themelores po gërryen edhe më tej besimin e ulët që opinioni ka tek gjykatat”, thuhet në letrën e Ambasadores Aggeler.

Letra i referohet kryesisht rasteve për të cilat opinioni është shqetësuar e që ndërlidhen me gjykimet ndaj ish funksionarëve të cilët kanë shpërdoruar detyrat zyrtare dhe kanë dëmtuar buxhetin e shtetit. Sipas informacioneve të Alsat, letra me përmbajtjen e njëjtë përveç Qeverisë (kryeministrit) i është dërguar edhe ministrave Krenar Lloga dhe Bujar Osmani, Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit dhe disa gjykatave të tjera Themelore.

Adrian Kerimi-Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

reuten

Reuten: Sanksionuam Kosovën, jo agresorin – duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

fature-market

Disa markete brenda natës i rritën çmimet, ankesa nga qytetarë

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

INFO

NA NDIQ