Ambasadorja amerikane në Shkup: Tani është koha!

0

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Kejt Bërns ka theksuar se tani është koha për përkushtim për sundimin e së drejtës.

Këtë koment ambasadorja amerikane e ka bërë sot në tuiter duke komentuar rastin e fundit “Reket” që tronditi drejtësinë në vend.

“Sic kemi thënë më parë, këto janë akuza serioze për të cilat duhet përgjigje serioze, që do të jetë thelbësore, transparente dhe në kohë. Tani është koha që Maqedonia e Veriut të tregojë përkushtim për të mbështetur sundimin e ligjit”, ka shkruar ambasadorja Bërns, duke komentuar një status të eurokomisarit për zgjerim Johanes Han, I cili po ashtu ka përcjellë gati një mesazh të ngjajshëm. (INA)