Ambasadorja e Ukrainës në Shkup, Natalija Zadorozhnjuk ka falënderuar autoritetet dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen ndaj Ukrainës pas agresionit rus, përcjell TV21. Ambasadorja Zadorozhnjuk tha se sulmet ruse po vazhdojnë , ndërkaq falënderoi Qeverinë për vendimin për të mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.
“Situata në Ukrainë është tejet e tensionuar. Po kryhet ofanzivë e përmasave të mëdha nga forcat e armatosura ruse nga të gjitha anët. Forcat ukrainase po i japin përgjigje agresorit. Në këtë kohë të vështirë për vendin tonë do të doja të falënderoj për mbështetjen e qartë dhe të vendosur për Ukrainën të presidentit të shtetit, kryetarit të Qeverisë, kryetarin e Kuvendit, Ministrinë e Punëve të Jashtme. E vlerësojmë përfshirjen e Maqedonisë së Veriut në sanksionet BE-së kundër Rusisë. Falënderoj të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Natalija Zadorozhnjuk, ambasadore e Ukrainës në Shkup.
Ambasadorja Zadorozhnjuk bëri thirrje që qytetarët dhe komuniteti i biznesit në RMV të ndihmojnë Ukrainën.