Ambasadorja izraelite: Shtetasit e Kosovës që duan të largohen, le të kalojnë nga Egjipti e Jordania

Picture of Ina Online
Ina Online

17/06/2025

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, në një bisedë të drejtpërdrejtë nga Izraeli, ka treguar për situatën që po mbretëron atje. Ajo e përshkroi gjendjen si të tensionuar, me shumë ankth, por tha se janë me shpresë që operacioni i tyre do të jetë i suksesshëm.

“Si ta them, situata këtu është shumë e tensionuar, ka shumë ankth, por ne mbetemi me shpresë që qëllimi për të cilin e kemi filluar këtë operacion ndaj Iranit do të jetë i suksesshëm dhe do të na ndihmojë të eliminojmë kërcënimin ekzistencial që Irani ka vënë kundër nesh për dhjetëra vite me radhë. Irani ka krijuar kapacitete goxha të fuqishme bërthamore, ka kapacitetin për të ndërtuar rreth 9 armë me potencial bërthamor. Një e treta janë krijuar gjatë këtyre tre muajve. Derisa iranianët kanë qenë në negociata, në fakt kanë negociuar aq sa kanë përshpejtuar prodhimin e armëve bërthamore”, tha Ziv.

Ajo tregoi se është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadoren e Kosovës në Izrael dhe se ka komunikuar edhe personalisht me shumë shtetas të Kosovës që jetojnë atje.

closevolume_off
Ziv tha se shtetasit e Kosovës që duan të largohen nga Izraeli në këtë periudhë mund ta bëjnë këtë duke kaluar përmes Egjiptit dhe Jordanisë.

“Kam lidhje shumë të afërt me shefen e misionit të Kosovës në Izrael, por edhe me qytetarë të tjerë kosovarë që banojnë në Izrael. Me disa kam biseduar edhe vetë dhe më duhet të them që ata që kam kontaktuar janë në disponim shumë të mirë. Janë me qëndrim në Izrael dhe si gjithë të tjerët i dëgjojnë udhëzimet e forcave të sigurisë dhe komandës, që na thonë ku të qëndrojmë e ku të shkojmë. Ata që dëshirojnë të largohen janë në kontakt me Ambasadën e Kosovës, e cila u ofron të gjitha informatat dhe opsionet. Nëse vendosin të largohen nga Izraeli, mund të kalojnë përmes Egjiptit dhe Jordanisë”, tha ambasadorja izraelite në RTK.

TË FUNDIT

Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane

OKB: Më shumë se 800 civilë të vrarë në përpjekje për të marrë ndihma ushqimore në Gaza

Kryeparlamentari Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq

Fetai: Në Kumanovën time prezantuam Planin operativ për punësim 2025 prej 40 milionë eurosh

Incidenti në Çair, policia ndalon 3 persona, Toshovski: Dyshime mbi versionin e dhënë nga Arsovska

Komuna e Çairit: Incidenti me Arsovskën nuk ka lidhje me komunën, institucionet të veprojnë me përgjegjësi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË