Ambasadorja Yuri Kim del me lajmin e papritur, zbulon çfarë do krijojë SHBA në Shqipëri pas fondit që u mblodh në Bruksel

0

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim teksa ka shpërndarë një postim të kreut të ambasadës së BE në Tiranë, Luigi Soreca për mbledhjen e 1.15 miliardë eurove në Konferencën e Donatorëve, i ka bërë thirrje qeverisë për transparencë të plotë.

Duke etiketuar kryeminsitrin Rama, ministrin Ahmetaj dhe ministren Gjonaj, ambasadorja thotë se dhurimet amerikane do të krijojë një Akademi të re të Transparencës Shqiptaro-Shqiptare për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve. ‘Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore. Kjo është arsyeja pse dhurimi amerikan do të krijojë një Akademi të re të Transparencës Shqiptaro-Shqiptare për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore.”- shkruan ambasadorja Yuri Kim në postimin e saj.