Sot në mëngjes, Amber, Laerti, Vserlo dhe Loredana diskutuan për raportin mes Gjestit dhe Eglit.
Mbrëmë, gjatë një shfaqjeje, dyshja shkëmbyen një puthje skenike që ka shkaktuar shumë reagime nga banorët e tjerë. Kjo situatë ka bërë që ata të rishikojnë natyrën e afërsisë mes Gjestit dhe Eglit, të cilët, pavarësisht lidhjes emocionale, duket se nuk janë zyrtarisht në një lidhje.
Disa nga banorët e shtëpisë e vërejtën se Gjesti ka një qasje të ftohtë ndaj Eglit, në një kohë kur ajo vazhdon t’i shprehë ndjenjat e saj për të. Kjo kontrast mes sjelljes së tij dhe ndjenjave të saj ka nxitur spekulime të shumta.
Amber ka theksuar se mendon se Gjesti e mban Eglin për të përfituar nga skena dhe shikueshmëria që ajo ofron. “Ai nuk di të flasë”, tha Amber, duke iu referuar paaftësisë së Gjestit për të shprehur emocionet e tij me fjalë. Kjo do të thotë se ai mund të jetë më shumë i interesuar për përfitimet që merr nga lidhja se sa për ndjenjat reale ndaj Eglit.