Ambulanca shqiptare që ka 12 vjet pa energji elektrike… si në Mesjetë

Emisioni “BOOM” denoncoi mbrëmjen e sotme mungesën e energjisë në ambulancën e një fshati të Prrenjasit.
Si për ironi fshatin mban emrin Dritaj, por ambulanca vetëm drita nuk ka. Dhe nuk bëhet fjalë për ditë apo muaj, plot 12 vjet që kur ajo është ndërtuar.

Shkaku?

Mungesa e fondeve.

I gjithë fshati është i elektrifikuar, vetëm ambulanca jo.

Gazetarja: Shumë ambjent i ftohtë këtu.

Infermierja: Nuk ka drita.Që kur është bërë ambulanca nuk ka pasur lidhje dritash. Ka 12 vjet që është bërë. Lidhja është gati aty tek shtylla tek cepi, vetëm nuk ka fond qendra shëndetësore të administrojë që të bëjë lidhjen e dritave. E kam kërkuar unë dhe doktori.Janë dy-tre mabulanca të tjera që nuk kanë.Qëllon një rast që mund të vijë natën, unë nuk e shikoj dot fytyrën e pacientit se si është me qiri./oranews