Amdi Bajram pretendon se do sfidojë në zgjedhje: Unë jam si Coca-Cola

0

Njëri nga kandidatët për president të Maqedonisë, Amdi Bajram, kishte marrë me vete një shishe Coca-Cola në emisionin e sontëm në TV 24 ku ishte mysafir i ftuar.

“Jam shumë i fortë, kam mbështetje nga maqedonasit, nga shqiptarët. A mund t’i bind ata? Njerëzit vetë do të nënshkruajnë për kandidaturën time. Markë është një markë, nuk ka dilema këtu”, tha Bajrami dhe nxori një shishe Coca-Cola me fotografi të ngjitur me fytyrën e tij.

Ai sqaroi se shishe të tilla tashmë ishin duke u shtypur, por nuk do të jenë Coca-Cola, por “Amdi-Kola”. FLAKA