Amerika deklarohet për sanksionimin e Vulinit

INA
INA

12 Korrik, 2023

Drejtori i Shërbimit Inteligjent serb, Aleksandar Vulin, të martën është bërë pjesë e listës së personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin nga Thesari amerikan, thuhet se Vulin kishte shfrytëzuar pozicionin e tij për të lehtësuar aktivitetet politike dhe interesat personale.

Thuhet gjithashtu se ai kishte lehtësuar aktivitetet ruse në Serbi dhe rajon, duke cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Departamentit Amerikan të Thesarit, kreu i Inteligjencës serbe ishte po ashtu ishte përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës.

E lidhur me këtë ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd.

Në reagim ambasada thekson se SHBA-të janë të palëkundur t’i ekspozojnë ata që janë të përfshira në afera korruptive.

“Ky veprim nuk ka për qëllim asnjë nga institucionet e Republikës së Serbisë. SHBA është e palëkundur në përpjekjet e saj për të ekspozuar ata që janë të përfshirë në aktivitete korruptive dhe destabilizuese që minojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe thellojnë ndikimin malinj të Rusisë në rajon. SHBA vazhdon të mbështesë qytetarët e Serbisë në rrugën e reformimit të sistemit gjyqësor, luftës kundër korrupsionit dhe krijimit të një të ardhmeje më të mirë”, thekson Ambasada e ShBA-së.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bajram begaj OKB

Begaj ua kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës tri vendeve afrikane

kurti zvicer berset

Kryeministri Kurti në Zvicër takoi​ Presidentin e Konfederatës zvicerane, Alain Berset

vjosa osmani biden

“Vjosa Osmani e ka marrë këtë garanci nga Joe Biden”/ Profesori jep mesazhin e fuqishëm për Kosovën

operim-transplant-zan-mitrev-operacion

Mjekë nga Turqia me stafin vendor operuan 12 fëmijë në QKUK

policia kosoves

Tre serbët e arrestuar për krime lufte ishin lokalizuar nga AKI

Donika Gervalla

Gërvalla i reagon Vuçiqit: Pavarësia e Kosovës nuk shkel Kartën e OKB-së

Zoran Milanoviq - Aleksander Vuçiq

Përplasja indirekte e Vuçiqit e Milanoviqit rreth Kosovës

escobar eskobar gabriel

​Escobar: Nuk shoh asnjë dëshmi njëanshmërie të Miroslav Lajçak

svecla xhelal

Sveçla: Urdhri për hedhjen e granatës mbrëmë në Veri erdhi nga Vuçiqi

INFO

NA NDIQ