Bahri Cani
Disa media citojnë dokument të Drejtorisë së Emigracionit dhe Doganave, ku thuhet se në mesin e rreth 1.4 milion emigrantëve që pritet të dëbohen nga Amerika ka edhe 1874 shqiptarë. Nuk e di sa janë të sakta këto të dhëna, sepse vetë nuk e kam parë dokumentin, por thuhet se Dokumenti pasqyron të dhëna nga nëntori i vitit 2024, për të cilat thuhet se do të gjejnë zbatim edhe gjatë fushatës anti-emigracion të presidentit Trump. Në këtë informacion thuhet se shqiptarët janë në katrgorinë e rangut të mesëm të prekur nga dëbimet e mundshme. Nga 1.4 milionë emigrantë të paligjshëm në SHBA një pjesë e madhe janë nga Honduras, Guatemala, Meksika dhe El Salvador.