Amerika merret vesh me Ukrainën për mineralet e rralla?

Picture of Ina Online
Ina Online

26/02/2025

shkruan: Bahri Cani

Mediat amerikane si New York Times njoftojnë se administrata e Trumpit ka arritur një marrëveshje me krerët e Ukrainës për mineralet e rralla që gjenden në këtë vend, si kompensim për ndihmat ushtarake që i janë dhënë Ukrainës, e që janë shumë të rëndësishme për industrinë.

Marrëveshja parashikon që Amerika të shfrytëzojë mineralet ukrainase, si një lloj kundërshpërblimi për ndihmat e shumta që janë dhënë në kohën e Bidenit. Trump thotë se ndihmat amerikane të dhëna më parë do të kthehen me një Plus. Ndërsa kritikët e Trumpit në Amerikë thonë se me këtë marrëveshje ai do të pasurojë edhe më shumë njerëzit më të pasur në vend.

Presidenti i Ukrainës ka kërkuar edhe garancione për sigurinë në vend, por duket se Trump nuk e ka pranuar këtë kërkesë. Kështu thonë mediat amerikane.

Presidenti i Ukrainës Wolodymyr Selenskyj do të shkojë në Washington të pretmen, ku mund të pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjes. Fjala është për një marrëveshje shumë të madhe, të cilën Trumpi ka kërkuar prej javësh. Ndërsa mediat amerikane thonë se Amerika do të marrë sasi shumë të mëdha të mineraleve të rralla, por edhe të karburanteve dhe gazit. Fitimet nga këto minerale do të administrohen në një fond të përbashkët mes Amerikës dhe Ukrainës, por kjo akoma nuk dihet sakt se si do të bëhet.
Sidoqoftë, Trump është shumë i interesuar që Ukraina të paguajë me minerale për ndihmat amerikane. E si do të realizohet kjo marrëveshje, mbase do të dihet pas nënshkrimit, por me siguri që në këtë mes do të luajë një rol të rëndësishëm edhe Rusia.
Evropa po përpiqet të bëhet pjesë e negociatave mes Rusisë e Amerikës, si dhe Ukrainës. Këtë e tha dje edhe Macroni në takimin me Trumpin.
Ka lëvizje të shumta, por akoma nuk ka marrëveshje konkrete.

TË FUNDIT

Qeveritarët ndezin shpresën edhe për rastet tjera! Për “Besa Transin”, djegien e Spitali Modular dhe aksidentin në Llaskarcë

Gjermania rihap ambasadën e saj në Siri pas mbylljes 13-vjeçare

Qeveria sërish me thirrje: Mediat që kanë emituar materiale nga varrimi i viktimave kundër rekomandimeve t’i largojnë përmbajtjet dhe të mos i shpërndajnë

28 persona të dyshuar për tra’gjedinë! Kocevski: Rrënjët janë te korrupsioni i thellë në sistem

LAMTUMIRË! Përfundon ceremonia e varrimit të viktimave të Koçanit

SPAK merr në pyetje Veliajn, i komunikohet që është në hetim për një tjetër akuzë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË