Amerikanët do të “nxijnë” gjykatës, prokurorë, avokatë, biznesmenë…

Picture of designer@fetishimedia.ch

19/01/2023

Sipas zërave jozyrtare diplomatike, pritet që deri në fund të këtij muaji të bëhet publikimi i listës së ashtuquajtur të zezë amerikane.

Në ndërkohë, zëvendëskryetari i Ambasadës Amerikane në Shkup, Eric Meyer, do të vizitojë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsion, shkruan gazeta Sloboden Pecat.

“Nuk kemi planifikuar fare një takim të tillë apo ndonjë informacion tjetër. Është e vërtetë që unë dhe Meyer ishim në një event të përbashkët, por kjo nuk u diskutua. Kemi kontakte edhe me persona të tjerë nga ambasada amerikane gjatë kësaj periudhe, por në lidhje me zbatimin e reformave në gjyqësor”, theksoi kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska.

Nga përvoja në vendet e tjera dhe nga ato që kanë deklaruar deri më tani përfaqësuesit amerikanë, qeveria në Maqedoninë e Veriut megjithatë do të jetë e përfshirë në procesin e pastrimit të sistemit.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që aktorët e korruptuar të mbajnë përgjegjësi, dhe qeveria jonë ka mjetet për këtë. Por ne nuk jemi faktori vendimtar në luftën kundër korrupsionit”, shtoi zëvendësambasadori amerikan javën e kaluar.

Pas vizitës së muajit të kaluar të tre diplomatëve të Departamentit të Shtetit, shefi i shtetit Stevo Pendarovski, edhe pse vendosi të mbajë pjesën më të madhe të njohurive për vete, konfirmoi se e ashtuquajtura “Lista e zezë” nuk do të përfshijë vetëm politikanë, por do të përfshihen njerëz nga biznesi, nga gjyqësori dhe nga sektorë të tjerë jetikë të shoqërisë. Ai nuk përjashtoi mundësinë e gjetjes së zyrtarëve aktualë në listë.

E ashtuquajtura “Lista e Zezë” është përpiluar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit të SHBA. Siç dihet, në listën e përditësuar janë 12 emra nga vendi, që nga 6 janari i këtij viti. Ish-kryeministri Nikola Gruevski dhe drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit Sasho Mijalkov ishin të fundit që u shtuan në prill të vitit 2022.(INA)

TË FUNDIT

Ibrahimi: Nëse BDI qëndron pas zjarreve, ky është fundi i saj politik

Kurti në darkë pune me zyrtarin amerikan Hanrahan: Kosova, partner i palëkundur i SHBA-ve

Ngjela: Bashkimi i Kosovës me shqiptarët e Maqedonisë – projekti i ri strategjik në shërbim të Amerikës?

Refuzimi për martesë, shkak i vrasjes në Batincë të Shkupit

Ka ra sistemi edhe në Qafë Thanë, pritje dhe kolona të gjata

Shaqiri: Po fshihet e vërteta, Danella e largoi nga puna dhe i shkoi në lagje…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË