Amerikanët flasin rreth ‘Bondsteel’-it: Ushtria jonë do të qëndrojë

0

Ambasada amerikane në Kosovë ka komentuar raportimet se në rast se autoritetet kosovare nuk ndryshojnë kursin aktual, posaçërisht sa i përket taksës,, mund të ketë pasoja serioze që do të rezultonin edhe me tërheqjen e kampit amerikan në Kosovë, Bondsteel.

Në një kumtesë të shkurtër për media, kjo ambasadë thekson se politika e Amerikës përkrah KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Bondsteel.

“Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt”, thuhet në njoftim, transmeton Klan Kosova.