Iniciativa për Reforma në Bashkësinë Fetare Islame kërkon dorëheqjen e kreut aktual të BFI-së, Shaqir Fetahu, përcjell TV21.
Kreu i kësaj iniciative, Bejadin Ameti tha se Fetahu pas zgjedhjes në krye të BFI-së, nuk i realizoi ndryshimet e nevojshme në këtë institucion fetar.
“Kërkesat tona themelore janë, largimi i reisit aktual dhe zgjedhja e reis ulemasë së ri. Duke pasur parasysh xhaminë si organ bazë të xhamisë, kërkojmë rregullimin e statusit juridik dhe ekonomik të hoxhallarëve dhe stafit edukativo-arsimor, riorganizimi dhe rishqyrtimi i procesit të de-nacionalizimit të pronave si pjesë e vakëfit të BFI-së”, tha Ameti./tv21.tv