Lulzime Ameti: Vendbanimet shqiptare pa autostrada, Qeveria prioritet kazinot

INA
INA

08/12/2023

Dështimet e investimeve kapitale të Pushtetit të BDI-së, dikur me Nikolla Gruevskin dhe tani me LSDM-në, nuk kanë fund, theksojnë nga Lëvizja Besa.

“Partia e Ali Ahmetit, kryetar në hije i së cilës është Artan Grubi, vazhdon të ketë fokusin tek kazinotë dhe të mos punojë për realizimin e autostradave në vendbanimet shqiptare. Derisa Maqedonia e Veriut është e lidhur me autostrada me Greqinë, Bullgarinë e Serbinë, autostrada Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet e parealizuar. Edhe pse janë harxhuar mbi 600 milion euro, kjo autostradë nuk është përfunduar, ndërsa sipas marrëveshjes së fundit mes Qeverisë dhe Kompanisë Kineze afati i fundit është 31 dhjetori i këtij viti. Muaj më parë Grubi deklaroi se do të duhet të prishin marrëveshjen me Kinezët pa dhënë detaje. Por pas kësaj deklarate gjithçka u hesht!. Po e pyesim publikisht Grubin dhe Kovaçevskin: A mos vallë vazhdojnë të negociojnë me kompaninë kineze se si do të keqpërdorin edhe qindra miliona euro të tjera, me arsyetimin për të ndërtuar autostradën? Por derisa ky pushtet mendon se si të vjedh nga autostradat dhe të investojë në Kazino, Maqedonia e Veriut mbetet pa autostradë me Shqipërinë.

Po ashtu, premtim-mashtrimi tjetër i BDI-së së Ali Ahmetit dhe Artan Grubit është edhe autostrada, Shkup-Bllac. U premtuan se për tre vite do të ndërtohen 2 kilometrat e para, as këto dy kilometra ende nuk janë ndërtuar! Por ama bixhozi po zhvillohet shumë shpejtë! Ndërsa shiptarët edhe me Kosovën nuk janë të lidhur me autostradë!”, ka theksuar Lulzime Ameti, zëdhënëse e Lëvizjes BESA

Ameti ka shtuar se e gjithë kjo, nxjerr fytyrën e vërtetë të BDI-së dhe partnerit të tyre, LSDM-ASH. Që paratë për autostradat në Maqedoninë Veri-Perëndimore të përfundojnë në xhepat e funksionarëve të partive në pushtet dhe të investohen në kumar. Ndërsa shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të jenë sa më larg Kosovës dhe Shqipërisë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Fatmir Dehari

Dehari konfirmon se ishte propozuar si kandidat për president

ahmeti-grubi-bujar-osmani-arber

Bujar Osmani kandidat për garën për president, këtë lajm të madh do ta thotë nesër Ahmeti

ASH Sela Taravari

Fati i ASH-së në duart e Gjykatës së Tetovës! Të dyja palët i drejtohen gjyqit për ndryshimet që kanë bërë

kadastra

Ankesa për rritjen e çmimeve në kadastër

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

LSDM do të bisedoj edhe me parti që tradicionalisht nuk kanë qenë partnerë

Polici-a-2-750x430

Ja përse ndodhi vrasja e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës? (FOTO)

Angela Ageler

Ageler: Është me rëndësi kyçe që njerëzit të dalin dhe të votojnë më 8 maj

zjarr tym

Tym i madh mbi Zhelinë të Tetovës, digjen goma (VIDEO)

Talat Xhaferi

FOTO/ Xhaferi-Dir: Ukraina gjithmonë mund të shohë në Maqedoninë e Veriut një mik, partner dhe përkrahës

INFO

NA NDIQ