Ami në muajin e 8-të të shtatzënisë, shikoni çfarë i bën Ermali!

Moderatorja e njohur Amarda Toska ka hyrë tashmë në muajin e 8-të të shtatzënisë.

Kohët e fundit bukuroshen e ekranit e kemi parë mjaft aktive në rrjete sociale duke publikuar foto nga pushimet e saj dhe gjithashtu nga pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme.

Për herë të fundit e kemi parë në eventin “Oda” ku ka publikuar disa foto në të cilat shfaqej më në formë se kurrë. Por mesa duket bashkëshorti i saj, komediani Ermal Mamaqi nuk është mjaftuar me kaq.

Ai ka publikuar një foto ku ata shfaqen së bashku të ulut në tavolinë, ndërkohë që Ami tashmë është periudhën e fundit të shtatzënisë.

Krahas fotos ku çifti duken mjaft të lumtur në krahë të njëri-tjetrit Ermali ka shkruar, pa lënë mënjanë dozat e humorit. “Po që zbukurohet dhe burri kur është shtatzënë gruaja…(cit.mami im),”-përfundon Mamaqi.

Çifti është në pritje të një vajze, ndërkohë që janë prindër të një djali  6-vjeçar, Joelit të vogël./Gazeta Express/