Amir Rrahmani reagon përmes një postimi për skandalin e ndodhur në Rumani

INA
INA

14 Shtator, 2023

Amir Rrahmani ka reaguar përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale për skandalin e ndodhur në Rumani, ku tifozët vendës e shfaqën pankartën “Kosova është Serbi” dhe bënë thirrje nacionaliste “Serbia, Serbia”.

Kapiteni kosovar ka qenë kritik ndaj tifozëve huliganë rumunë, të cilët i ka këshilluar që njerëzit t’i shohin si qenie njerëzore, e jo si një objekt për t’i fyer dhe për t’i diskriminuar ata, shkruan “Gazeta Express”.“Kur t’i shohim njerëzit si qenie njerëzore, jo si qytetarë të një shteti tjetër, i përmbushim vlerat e humanizmit”, ka shkruar futbollisti kosovar i Napolit në Instagram.Kosova humbi nga Rumania me rezultat 0:2 në ndeshjen që zgjati afro tri orë pas ndërprerjes prej rreth 50 minutash, por rezultati i lojës doli në plan të dytë shkaku i skandalit që e shkaktuan tifozët vendës.

UEFA dhe FIFA pritet ta dënojnë Rumaninë, e cila mund ta humbasë në tavolinë këtë ndeshje në fakt, ndërsa Federata e Futbollit është ankuar në këto institucione për incidentin që ndodhi në “National Arena”.

Kosova i humbi të gjitha gjasat për t’u kualifikuar në Euro 2024 pasi në gjashtë ndeshje të zhvilluara nuk e ka shijuar asnjë fitore.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

manchester united

“United” në vështirësi, Ten Hag i qetë pas humbjes së fundit në Ligën e Kampionëve

bayerni

Bayerni me rikthim të madh

shkendija2

Derbi i madh në Tetovë, Shkëndija e Struga Trim Lum kërkojnë fitoren

Italy Soccer Champions League

VIDEO / Interi e Reali në festë, goditje e madhe për klubet angleze

champions-logo

LIGA E KAMPIONEVE/ Dy rivalët e Interit dhe një çift që do pikët e para, publikohen formacionet zyrtare

Xhevat Prekazi

Xhevat Prekazi pëson sulm në tru, shtrihet në spitalin e Beogradit

donjeta-sadiku

​Donjeta Sadiku shpallet kampione ballkanike

messi

Premtimi i presidentit të Inter Miamit: Messi do ta luajë ndeshjen e tij të fundit në Barcelonë

Ben Chilwell 2

Ben Chilwell jashtë fushave deri në muajin dhjetor

INFO

NA NDIQ