U bë më tepër se një javë që shefi i CIA-s amerikane, William Burns vizitoi si anjëherë më parë tre vendet ballkanik të cilat nuk janë në NATO Serbinë, Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën.
Kjo vizitë po komentohet ende në opinionin publik jo vetëm në rajon, por edhe më gjërë .
Analisti amerikan, Daniel Serwer në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA, thotë se, pak dihet për qëllimet e tij dhe për vizitën në vendet e lartëpërmendura.
“Më duket se pak dihet me siguri për qëllimet e tij. Ai duket se ka qenë i shqetësuar me kërcënimet secesioniste të Milorad Dodik, por unë nuk kam parë prova reale as për këtë”, është shprehur Serwer. (INA)