Mosmarrëveshja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë po dëmton procesin integrues të vendit.
Ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, ashtu siç parashihet me “propozimin francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Sofjen, mbeten njëra ndër sfidat kryesore për qeverinë e re në Shkup.
Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut të gjitha njëzëri janë deklaruar se, Shkupi duhet Shkupi do t’i miratojë ndryshimet kushtetuese që janë kusht i BE-së për procesin integrues të vendit.
Kryeministri i vendit, Hristian Mickovski disa herë është deklaruar se, do të arrijë të sigurojë marrëveshje me të favorshme dhe pa kushte të reja nga Bullgaria, që do t’i hapin rrugën procesit integrues.
Analisti amerikan, Daniel Serwer në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA, thotë se kjo marrëveshje është e mundur.
“Mendoj se një marrëveshje është e mundur, përderisa bullgarët garantojnë ndryshimin kushtetues që ata kanë kërkuar është kërkesa e tyre e fundit dhe për aq kohë sa mund të bëhet në fund të procesit të anëtarësimit.”, është shprehur Serwer. (INA)