Analisti malazez bën test ADN-je: Shqiptar apo sllav? Rezultati provokon debat

Picture of ina-online
ina-online

01/10/2024

Analisti malazez Ljubomir Filipoviç ka ndezur një debat në Malin e Zi pasi publikoi rezultatet e testit të tij gjenetik, që tregojnë lidhje të forta me origjinën shqiptare.

Pasi bëri testin e ADN-së “23andMe”, Filipoviç zbuloi se nga linja e tij atërore mban gjenet më të përhapura tek shqiptarët e veriut të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa nga ana amtare ka prejardhje greke.

“Duket sikur jam një përzierje 100% ballkanike me prejardhje ilire, trake dhe greke, pa asnjë gjurmë të origjinës sllave,” shprehet Filipoviç. Ai shton se ky fakt tregon se kombet dhe identitetet janë konstruksione sociale dhe jo biologjike.

Deklarata e Plotë e Filipoviçit:

“Prej thjesht kurioziteti, bëra një test ’23andMe’ dhe nuk pati surpriza. Nga ana atërore, mbaj gjenin që haset më shumë tek shqiptarët e veriut të Shqipërisë dhe Kosovës. Duke pasur parasysh origjinën e diskutuar të paraardhësit mitologjik të fisit tim, Bijeli Pavle (Pal Bardhi), nga rajoni i Dukagjinit në Kosovë, gjithçka ka kuptim. Nga ana amtare, jam me origjinë greke, diçka që familja serbe e nënës sime e ka ditur gjithmonë.”

Filipoviç theksoi se analiza gjenetike tregon se kombësia dhe përkatësia etnike nuk lidhen me gjakun. “Nëse gjenetika do të ishte faktori përcaktues i përkatësisë etnike, unë nuk do të kisha një emër sllav apo të flisja një gjuhë sllave. Paraardhësit e mi, si ata të shumë të tjerëve, kanë kaluar nëpër valë të asimilimit dhe zhvendosjeve.”

Në fund, ai e përmbylli duke thënë: “Kombet nuk kanë të bëjnë me gjakun apo me tokën; ato kanë gjithçka të bëjnë me ndjenjën e përkatësisë.”

TË FUNDIT
5 orë
Roli i gurores në tragjedinë e Bosnjës
6 orë
Kjo ndodhë në Ballkan, kandidati nga paraburgimi fiton zgjedhjet për kryetar komune
1 ditë
Irmela dhe Jasmini, çifti i ri i sapomartuar që të përqafuar u gjetën pas vërshimeve në Jabllanicë
1 ditë
Nuk ka NATO për Ukrainën, derisa të jem kryeministër, kërcënon kryeministri sllovak
1 ditë
Analistët në Beograd: S’ka çfarë të dialogohet, Serbia nuk ka më asgjë për t’i ofruar Kosovës

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

gurore

Roli i gurores në tragjedinë e Bosnjës

Ibro Berilo

Kjo ndodhë në Ballkan, kandidati nga paraburgimi fiton zgjedhjet për kryetar komune

cifti jabllanica

Irmela dhe Jasmini, çifti i ri i sapomartuar që të përqafuar u gjetën pas vërshimeve në Jabllanicë

robert fico

Nuk ka NATO për Ukrainën, derisa të jem kryeministër, kërcënon kryeministri sllovak

serbia-kosovo-flags-650x358

Analistët në Beograd: S’ka çfarë të dialogohet, Serbia nuk ka më asgjë për t’i ofruar Kosovës

server

Profesori amerikan i jep disa ide ShBA-së, “për ta korrigjuar dështimin diplomatik në Ballkan”

vershimet bosnje

Kroacia ndihmon Bosnjën me 10 milionë euro pas përmbytjeve katastrofike

vucic

“Rusët do t’a vrasin Vuçiç”, politikani serb zbulon vijat e kuqe (VIDEO)

Lajcak

Lajçak: Prioritet në rajon, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Kushtetuta e Bosnjës

INFO

NA NDIQ