Analisti zbulon se çfarë do i kërkohet Kosovës dhe Serbisë në takimin e 27 shkurtit!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22/02/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 27 shkurt në Bruksel, në kuadër të dialogut, ndërsa para do ta kenë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve, të njohur si Plani Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Në lidhje me këtë takim, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Ai u shpreh se në këtë takim të dy palët do të njoftohen me versioninfinal të planit franko-gjerman.

Sipas analistit do të kërkohet nga të dyja palët deklarimi i përkushtimit të tyre për të dërguar përpara këtë marrëveshje.

“Nuk pres që në këtë takim të ketë ndonjë marrëveshje, por do të jetë një takim kur palët do të njoftohen me versionin final të planit franko- gjerman, ku nuk do të kenë mundësi ndërhyrje në të apo negocimi. Mendoj se është një takim parafinales ku palëve do t’iu paraqitet agjenda e përmbushjes të pikave që janë të parapara në këtë marrëveshje dhe afate kohorë të zbatimit të tyre. Natyrisht do të kërkohet nga të dyja palët deklarimi i përkushtimit të tyre për të dërguar përpara këtë marrëveshje dhe krahas kësaj atyre do t’iu përsëriten edhe sanksionet me të cilat mund të ndëshkohen se cila palë në rast të mos pranimit të kësaj marrëveshje dhe mos zbatimit të saj”, u shpreh ai.

Analisti më tej, thekson që një marrëveshje finale mund të ndodh pas një apo dy jave.

“Ndërsa takimi final ku do të nënshkruhet kjo marrëveshje mund të jetë pas një jave apo dy, pasi kjo do të bëhet me një ceremoni për të dhënë mesazh suksesi të BE-s por edhe të SHBA- ve që do të reflekton në një lloj uniteti të perëndimit në raport edhe krizën në Ukrainë të shkaktuar nga agresioni rus. Pra një takim që në fjalorin sportiv do të ishte një finale para finales. Dhe tashmë plani franko- gjerman është një marrëveshje që di t’iu ofrohet palëve në verzionin “merre ose lëre””, përfundoi Haziri për “Bota sot”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kurti

Kurti: Një grua u vra mizorisht nga një vrasës burrë, drejtësia të veprojë pa vonesa

Policia-e-Kosoves-800x445

Të shtëna me armë në Ferizaj, vritet një grua

rama macron

Rama-Macronit: Nëse ke nevojë për dikë në momente të vështira, thërrisni një shqiptar

KFOR KS

“Tërmet’ gjeopolitik në Ballkan”, Italia miraton dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

policia-kosoves

Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e mërgimtarit në Gjilan, ia vjedhin çantën me mbi 145 mijë euro që i solli nga Zvicra

dardan molliqaj

Me Memlin e Abdixhikun s’fitohen zgjedhjet

kamiona blinda kosove fsk

FSK-ja pranoi donacion të kamionëve shumë funksional prej Gjermanisë

vlora citaku

Çitaku: Albin Kurti çka ka që përzihet në zgjedhjet në Maqedoni?

Agim-Ramadani

25 vjet nga rënia e Agim Ramadanit, hartuesit të planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar

INFO

NA NDIQ