Analiza e Institutit IDEA: Posta e Maqedonisë së Veriut në krizë të thellë financiare

INA
INA

09/10/2023

Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA ka bërë një analizë të gjendjes financiare të Postës së RMV-së si dhe tregut postar në Maqedoninë e Veriut nga viti 2015 deri në vitin 2022.
Analiza e Institutit IDEA tregon që Posta e Maqedonisë së Veriut viteve të fundit ka shënuar humbje të thella të cilat janë pasojë e zvogëlimit konstant të të hyrave dhe rritjes së vazhdueshme të shpenzimeve. Në 5 vitet e fundit Posta ka shënuar gjithsej 15,006,734 euro humbje, të cilat vetëm në vitin e fundit (2022) janë rritur për 34.07%.

Nga aspekti i të hyrave janë dy elemente kyçe që kanë ndikuar në humbjet masive të Postës. E para, edhe pse Posta sipas Ligjit për Shërbime Postare e ka të rezervuar tregun e dërgesave me peshë deri në 50 gram deri në dhjetor të vitit 2023, viteve të fundit në këtë kategori të dërgesave, i cili në vitin 2022 përbënte 20,091,400 dërgesa, apo 71.10% e vëllimit të tërësishëm të qarkullimit që Posta e kryen (po ashtu edhe i të hyrave), është zvogëluar qarkullimi i ‘letrave’ të cilat Posta i ka të rezervuara t’i shpërndajë si pasojë e digjitalizimit dhe mënyrës së komunikimit, prandaj edhe të hyrat e Postës janë zvogëluar. Në tërësi, të hyrat nga Shërbimet Postare të Postës janë zvogëluar për 3,273,030 euro (apo -18%) krahasuar me vitin 2018. Elementi i dytë më i rëndësishëm është edhe zvogëlimi të hyrave nga Shërbimet Financiare të cila Posta i kryen, të cilat të cilat në periudhën 2015-2022 janë zvogëluar për 2,558,980 euro, apo -50.76%. Në tërësi, krahasuar me vitin 2015 të hyrat e Postës janë zvogëluar për 4,158,918 euro apo -17.58%.

Në anën tjetër, shpenzimet e Postës kanë vazhduar të rriten. Krahasuar me vitin 2015, shpenzimet e Postës janë rritur për 1,023,320 euro apo 4.61%. 63.6% e shpenzimeve të Postës shkojnë për paga, shpenzime të cilat në vitin 2022 arritën shumën prej 14,778,529 eurove, ndërsa Posta në vitin 2022 numëroi gjithësej 1,998 të punësuar. Në anën tjetër, Posta në vitin 2022 ka shpenzuar 365,178 për postier me kontrata në vepër dhe kontrata tjera në vepër, të cilat sipas kalkulimeve tona i bie të punësojnë përafërsisht edhe 619 të punësuar me kontrata në vepër. Është e paqartë nëse ky numër i të punësuarve vërtetë është i nevojshëm për funksionimin e Postës apo janë të shumë-përfolurit aktivistë partiak.

Përskaj humbjeve masive, Posta ka dëshmuar në vitet e fundit që është e paaftë të garojë në tregun e lirë, aty ku fitimet janë më të mëdha. Në vitin 2022 në tregun e lirë postar kishte diku 46 kompani private që operonin në pjesë të ndryshme të Maqedonisë së Veriut. Edhe pse ata kanë shpërndarë vetëm 21.13% të dërgesave, ata kanë realizuar 46.03% të të hyrave nga të hyrat e përgjithshme të industrisë tregtare, si pasojë e shpërndarjs së ‘Paketave’ të cilat kohët e fundit me rritjen e e-commerce kanë shënuar rritje prej 446.62% (nga 1,080,612 paketa në 2016, në 5,906,846 paketa vitin 2022). Fatkeqësisht, Posta e RMV ka arritur të shpërndajë vetëm 2.39% të tyre, të cilat gjenerojnë krahasimisht më shumë të hyra si pasojë e peshës që kanë. Pra, në përballje me kompanitë private, Posta mbetet e paaftë të garojë dhe të marrë pjesë të tregut në të cilin operon.

Si pasojë e humbjeve dhe e paaftësisë për të depërtuar në tregje të reja, Posta është shndërruar në barrë për taksapaguesit. Vetëm në tre vitet e fundit Qeveria e RMV-së ka dhënë 5,235,772 euro subvencione Postës në mënyrë që të sigurohet veprimtaria e saj, ndërsa borxhet e Postës në vitin 2022 arritën vlerën e 2,275,496 euro (460% rritje nga niveli i vitit 2016).

Instituti IDEA rekomandon që urgjentisht të ndërmerren masa që perfrormanca e Postës të përmirësohet dhe të shihen alternativa serioze dhe praktika të suksesshme për zgjidhje afatëgjate të problemit me Postën e Maqedonisë.

Analizën mund ta geni në lidhëzën në vijim: https://idea.org.mk/2023/10/09/posta-e-maqedonise-barre-apo-pasuri-shteterore/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_6922

Sela: Nuk mund të shesin opozitarizëm ata që 20 vite nuk u kujtuan për shqiptarët, dhe shkelin marrëveshjet

Mexhiti gashi kasami

Gashi, Kasami dhe Mexhiti bashkëbisedim me mërgimtarët në Zvicër

Naim Murseli Liridon

Naim Murseli pranon përpara policisë se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij, 15 mijë euro i dha para dhe 15 duhej pas aktit

pendarovski-nato

Pendarovski: Maqedonia e Veriut është një vend i vogël me ambicie të mëdha klimatike

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Me një sistem tatimor efikas dhe politika pozitive, sigurojmë stabilitet financiar të vendit

Arben Taravari

Taravari sqaron gjitha dilemat dhe akuzat, ASH është faktor, do të dij si të veprojë

arben taravari

Taravari: Bota është e polarizuar, mesazhet e Lavrov janë të pritshme

Screenshot_162

Skandal në Shkup! Një grua ua mundësoi dy burrave të kenë marrëdhënie seksuale me dy të mitura, më pas i xhiroi

Bilall Kasami

Kasami: Bujari e solli Llavrovin në Shkup që të flas kundër shqiptarëve dhe Kosovës

INFO

NA NDIQ