Analiza e ‘AS’: Katër yje që luajnë të ardhmen

Real Madrid pritet të bëjë shumë ndryshime gjatë merkatos verore, ku disa lojtarë do të shiten e disa të rinj do të transferohen. Prestigjozja spanjolle “AS” pranë Real Madrid, në një analizë, raporton se katër lojtarët të “Los Blancos” do të luajnë për të ardhmen e tyre pjesën e mbetur të sezonit, pasi rrezikojnë të shiten nga drejtuesit e klubit.

I pari në listë është uellsiani Gareth Bale, i cili pavarësisht paraqitjeve të mira, ka problem lëndimet e shumta dhe në rast se vazhdon kështu, atëherë gjatë verës do të shitet.

I dyti në listë është më i kritikuari i këtij sezoni Karim Benzema, i cili pavarësisht se ka besimin e trajnerit Zinedine Zidane, ka humbur besimin e presidentit Florentino Perez. Nëse vazhdon me paraqitje të tilla, atëherë ky mund të jetë viti i tij i fundit në “Santago Bernabeu”.

I treti është Marcos Llorenti, i cili nuk po arrin që të gjejë një vend në skuadrën e parë, për shkak të konkurrencës së fortë.

Dhe në fund, një vend në Real Madrid nuk e ka të sigurt as portieri Keylor Navas.

Gjatë verës Reali do të tentojë të transferojë David de Gea ose Thibaut Courtois, sipas “AS”. /SYRI.net/