Analiza OBRIE: Ky do të jetë rezultati i partive politike në Kosovë

0

Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE), ka bërë një analizë lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.

OBRIE ka përshkruar gjendjen e partive politike dhe koalicioneve të reja si dhe parashikimet për formimin e qeverisë së ardhshme.

Sipas hulumtimit të titulluar “Kush do ti fitoj zgjedhet parlamentare në Kosovë “, të cilin e ka siguruar agjencia e lajmeve INA, bëhet e ditur se Vetëvendosje së bashku me listën e Vjosa Osmanit do ti fitojnë mbi 50 për qind të votave.

Kjo për faktin se dy liderët, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani gjatë gjithë karrierës së tyre nuk kanë asnjë aferë korruptive dhe se për aq sa kanë qeverisur, kanë treguar se nuk i shkelin parimet që i kanë dhënë para qytetarëve si dhe votuesve të tyre.

Argumenti tjetër është se partitë tjera më të vjetra, sidomos PDK dhe LDK me gjithë të mirat dhe të këqijat e qeverisjeve të tyre, tani më janë konsumuar.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila drejtohet nga lideri Albin Kurti, në analizë theksohet se, do të tuboj një numër të madh të votuesve të rinj, votuesve nga diaspora dhe të papërcaktuarit për asnjë parti tjetër politike.

OBRIE vlerëson se, politikat pragmatike dhe parimore të liderit të VV-së do të ndikojnë që kjo lëvizje t’i fitoj më tepër se gjysmën e votave të përgjithshme në gjithë territorin e vendit. “Kjo situatë do ti mundësoj atij që së bashku me listën e Vjosa Osmanit, disa deputetë të partive të komuniteteve jo shumicë ose eventualishtë ndonjë koalicion të gjërë, duke përfshirë edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovë ta drejtoj Kosovën për katër vitet e ardhshme”, vlerëson OBRIE.

OBRIE thekson se Lidhja Demokratike e Kosovës do të pësojë një rënie drastike gjatë këtyre zgjedhjeve, për shkak të taktikave dhe tradhëtisë ndaj qeverisë Kurti, e cila ishte zotuar të sjellë rend dhe ligj në Kosovë.

LDK-ja do të ndëshkohet për faktin se ka shkelur parimet e premtuara gjatë fushatës zgjedhore si dhe nuk ka qenë në gjendje të ofrojë një figurë të re dhe lidership të fuqishëm brenda partisë. Ndërsa goditjen përfundimtare do ta pësoj nga lista e Vjosa Osmanit, e cila do të marrë një pjesë të konsiderueshme të elektoratit të besueshëm të LDK-së, e sidomos në Prishtinë, Mitrovicë, Vushtrri, Istog dhe Podujevë.

Ndërkaq, për Partinë Demokratike të Kosovës thuhet se në mungesë të lidershipit dhe dy figurave kryesore, Hashim Thacit dhe Kadri Veselit, në këto zgjedhje do të pësoj një rënie të konsiderueshme në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Sipas OBRIE, Partia Demokratike e Kosovës mund të pësoj një goditje të lehtë edhe nga lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili e njeh mirë elektoratin e kësaj partie dhe ka aftësi për të ecur përpara në terren, duke i shtuar gjasat që ta kaloj pragun zgjedhor.

Në këto zgjedhje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shihet më e konsoliduar dhe pritet që të shënoj një rritje të lehtë në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Kjo për faktin se ky subjektë qeverisë në disa komuna ku ka një shtrirje të mirë të strukturës partiake.

Gjithashtu, rritja do të vijë edhe si pasoj e liderit, Ramush Haradinaj, i cili me gjithë gabimet e tij, ka qeverisur më mirë se pothuajse të gjitha qeveritë e mëparshme në Kosovë. Ai është një treguar menaxher i mirë dhe vendimarrës i përgjegjëshëm edhe në kohëra të vështira për vendin.
Ai e bëri ushtrinë, ligjin për Trepcën, ndaloi ndarjen e Kosovës, ju kundërpërgjigjë Serbisë me taskën 100 për qind, bëri rritjen e pagave si dhe u zotua ta forcoj Kosovën në aspektin ekonomik. (INA)