shkruan: Daut Emini
Ndonëse nuk ekziston një dokument, as pas 22 viteve të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, ku do të përshkruheshin në bazë shkencore të arriturat dhe dështimet gjatë kësaj periudhe relativisht të gjatë të zbatimit të saj, ka gjurmë të mjaftueshmë për të bërë një analizë të mirëfilltë të bazuar në prova dhe fakte konkrete që pasqyrojnë periudhën e zbatimit të MO-së.
Nga kërkimet në rrjete elektronike gjeta vetëm një Analizë shkencore me rastin e 10-të vjetorit të MO-së nga UEJL (Universiteti i Evropës Juglindore) të botuar në vitin 2011. Përvjetorët tjerë të MO-it i kanë kaluar me tribuna politike ku janë numëruar rrezulltate fiktive të zbatimit të saj, të pa provuara qoftë edhe me fletushka promovuese! Kjo sepse organizatorët e tribunave nuk kanë dashur të lënë gjurmë të dështimit të faktorit politik shqiptarë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit!
Kjo Analizë e Marrëveshjes së Ohrit do të jetë ndryshe nga çdo analizë tjetër dhe tribunë vjetore që ka pasur në të kaluarën. Kjo Analizë nuk është shkencore as politike por është analizë që buron nga fryma e qytetarëve shqiptarë. Kjo Analizë nuk bazohet në dokumente të pluhurosura që kurrë nuk dolën nga dollapët e institucioneve zyrtare për zbatim. Kjo analizë fillon nga hallet e qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut!
Analiza fillon nga zëri i qytetarëve shqiptarë që nuk u dëgjua kurrë nga politikanë dhe ekspertë shkencorë, dhe që kurrë nuk gjetën kohë ti takojnë dhe të marrin mendimin e tyre, të dëgjojnë hallet dhe brengat e tyre pikërisht gjatë zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Ndërsa politikanët nuk harruan kurrë të shkojnë edhe nëpër shtëpitë më të largëta malore të qytetarëve shqiptarë për t’ua kërkuar votën! Në zgjedhje gjejnë kohë edhe në mesnatë ti takojnë! Kurse, të shkojnë të ulen dhe të dëgjojnë për hallet e tyre nuk gjetën kohë, qoftë ato qytetarë shqiptarë që i takojnë rrugës në pjesët urbane, ti pyesin nëse i shijojnë frytet e MO-së, nëse e ndjejnë dallimin para dhe pas nënshkrimit të MO-it, në realizimin e obligimeve ndaj pushtetit, qendror dhe lokal, nëse shohin dallim në kryerjen e halleve të tyre në institucionet qendrore dhe lokale, a shohin dallime në gjykatë, në polici! Dhe, në bazë të informatave që do marrin nga qytetarët gjatë takimeve, do të krijohet një bazë e saktë provash dhe faktesh qytetare të nevojshme dhe të domosdoshme për analiza shkencore, veprime institucionale dhe opinione politike. Dhe, kryqëzimi mes dokumenteve që dalin nga MO-it, nga njëra anë, dhe zbatimi i tyre i bazuar në frymën, provat dhe faktet e qytetarëve shqiptarë, do të fitohet dokumenti i saktë për shkallën e zabtimit të Marrëveshjes së Ohrit (MO) në Maqedoninë e Veriut!
Cili është rezulltati i Analizës i bazuar në takimin me qytetarë shqiptarë?
Nga takimet e shumta me qytetarë kam arritur në përfundim se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, parë nga sytë e qytetarëve shqiptarë, është minimal! Pra, në pyetjen se cili është qëndrimi tyre në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përgjigjet ishin se ato nuk kanë parë ndonjë dallim të theksuar në kontaktet e tyre me institucionet e pushtetit qendror, ndërsa, thonë ata, ka përmirësime në raportet me pushtetin lokal. Ne si qytetarë shohim si janë raportet tona me organet e pushtetit lokal dhe qendror, dhe këto raporte përveç bisedës jo formale me zyrtarë policorë të nacionalitetit shqiptarë, ku biseda zhvillohet në gjuhën shqipe, procedura zyrtare bëhet kryesisht në gjuhen maqedonase. Gjykatat në Maqedoninë e Veriut akoma i kanë derët e hekurta ndaj obligimeve ligjore dhe Kushtetuese që dalin nga Marrëveshja e Ohrit! Të gjitha këto pengesa janë edhe në qytetet me shumicë shqiptare, si në Tetovë, Gostivar, Strugë, Dibër, Kërçovë…dhe pjesërisht në Shkup, në Komunën e Çairit dhe Sarajit, kurse në qytetet tjera si në shumicën e komunave të Shkupit, Kumanovë, Veles, Manastir, Ohër,…, ku qytetarët shqiptarë janë në numër të vogël, frikësohen të tregojnë se janë shqiptarë dhe jo më të kërkojnë respektimin e të drejtave tyre nacionale të bazuara në Marrëvshjen e Ohrit!
Përfundimisht mendimi i qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është se ato ndihen qytetarë të rendit dytë ndaj maqedonasve edhe në pjesët ku shqiptarët janë shumicë apsolute kurse në pjesët ku janë pakicë vazhdojnë të jenë të shtypur edhe me keq nga se ishin para vitit 2001!
Fryma pozitive e MO-it duhet të ndjehet qofte edhe te një shqiptarë në Berove apo në Delcevë, ku s’ka pakicë të regjistruar shqiptare! Kurse realiteti është se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut akoma trajtohen si qytetarë dytësorë, që duhet të pajtohen me logjikën maqedonase: “Maqedonia e Veriut është e maqedonasve, sepse të tjerët kanë shtete amë, kurse maqedonasit kanë vetëm këtë shtet”!
Në pyetjen se “Si ndihen kur dëgjojnë se në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut gjuha shqipe nuk ekziston por akoma trajtohet si gjuhe që e flasin “20%” e popullatës”, me të drejtë u ndien të ofenduar dhe thanë se kjo pyetje nuk është për ne por për politikanët që ua japim votën për ndryshim jo vetëm të 20%-shit por të na bëjnë të ndihemi të barabartë me maqedonasit! Të ndihemi të barabartë si në mal ashtu edhe në fushë, si në shtëpi ashtu edhe rrugë dhe në punë, të ndihemi të barabartë si në fshat ashtu edhe në qytet! Të ndihemi të barabartë si në Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë e Kërçovë ashtu edhe në Shkup, Kumanovë, Veles, Manastir, Ohër,…, por edhe në Strumicë, Berovë, Delçeve… dhe kudo ku shtrihet Maqedonia e Veriut duhet të ndihemi të barabartë, sepse as ne si shqiptarë nuk kemi shtet tjetër, ky është shteti jonë i përbashkët!