Anceloti paralajmëroi koncept të ri tek Reali

Real Madridi humbi dje në derbin e qytetit me Atleticon dhe ai epilog nuk është befasi nëse dihet se “klubi mbretëror” e ka siguruar tashmë titullin, ndaj trajneri Carlo Ancelotti vendosi të pushojë disa nga lojtarët e tij të parë.

Prioriteti kryesor i Realit tani është finalja e Champions League, ndaj eksperti italian ka shpjeguar se cilat janë planet e tij me skuadrën deri në fund të sezonit.

“Në këtë duel ishte e rëndësishme t’u jepnim një shans lojtarëve që kanë më pak minuta, kemi kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për finalen e Champions League. Ne do të përgatitemi fizikisht dhe taktikisht për atë ndeshje dhe rotacionet janë pjesë e konceptit. Benzema, Modric dhe Vinicius do të kthehen në ekipin e parë në duelin me Levanten”, ka thënë Ancelotti.

Finalja e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit luhet më 28 maj në Paris.