Ancelotti: “Atalanta është më e rrezikshme se në të kaluarën, por ne jemi Reali!”

Picture of INA
INA

10/12/2024

Carlo Ancelotti e prezantoi në këtë mënyrë ndeshjen e sotme të Champions League (21:00) mes Real Madridit dhe Atalantës: “Ata kanë qenë një ekip i rrezikshëm prej vitesh, por këtë sezon janë edhe më shumë dhe kanë shumë siguri,”- u shpreh ai për Sky.

Ne po vimë nga një moment i vështirë, por ne jemi akoma Real Madridi. Dëmtimet e rënda na kanë penalizuar dhe sigurisht që rezultatet tona nuk janë pozitive për momentin, por vlerësimet përfundimtare do të bëhen në maj”.

Më pas në konferencë ai vlerësoi punën e Gasperinit: “Ne jemi miq të mirë. Ai ishte trajner në ekipin e të rinjve të Juventusit, kur unë isha atje. Ai po bën një punë fantastike. Çdo sezon ndryshon shumë lojtarë, por ai di t’i përshtasë. Do të jetë një ndeshje intensive, e bukur. ‘Dea’ është një vepër spektakolare.”

“Unë kam besim të plotë në ekipin tim dhe lojtarët e mi, – vazhdoi ai. – Ne jemi përmirësuar dhe tani po kalojmë një moment të mirë. Sot mund të jetë ndeshja më e komplikuar deri në fund të vitit”.

Më pas, ai foli për përmirësimet e Bellingham dhe praninë ose mungesën e Vinicius nga minuta e parë: “Ajo që ka ndryshuar është dinamika e ekipit: tani kemi më shumë lëvizshmëri përpara dhe Jude e shfrytëzon atë. Ai shënoi, padyshim, dhe kjo është e rëndësishme, por qëndrimi i tij është ende i njëjtë.

Për Ancelottin, megjithatë, ndeshja kundër Atalantës vlen tre pikë dhe asgjë më shumë: “Ne do të luajmë për tre pikë të rëndësishme dhe për t’u kualifikuar. Do të jetë e vështirë të përfundojmë në “Top-8”, kështu që për fat të keq do të duhet të luajmë raundin e 1/32, por ndeshja e nesërme vlen vetëm për tre pike”.

Më në fund, thuajse në minutën e fundit, pyetja për momentin e Mbappes: “Sonte do të ishte konferenca e parë për shtyp pa folur për Mbappen… Deri tani (qesh, red.). Megjithatë, ai është duke u përmirësuar. Një lojtar, që vjen në një klub të ri ka nevojë për kohë dhe besim, tani ai ka dinamikë të mirë dhe mund të jetë shumë i rëndësishëm për ndeshjen”.

TË FUNDIT

LD-së i bashkohen struktura të BDI në Saraj, mes tyre ish-zëdhënësi i Qeverisë

Ambasadori Walker bashkë me dy gazetarët Beqir Sina dhe Ilir Ikonomi nderohen nga Bashkia e Kavajës

Pse Albin Kurti është i pakrahasushëm me liderët e veneve fqinje?

VIDEO/ Gjesti iu kthehet banorëve të BBV4: Eglin e kam dashnore

OEMVP ulë në tryezë biznesin dhe Qeverinë, çfarë ishte në fokusin e takimit

“Një person i tretë prishi martesën e Liridona Ademajt dhe Naim Murselit”/ Curi: Pas këtyre deklaratave, kam marrë kërcënime…!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË