Ancelotti: Kemi dyshime për golin e anuluar të Asensios, e vështirë të jemi kampion në fund

Iliria News Agency
Iliria News Agency

19 Mars, 2023

Barcelona e ka fituar “El Classicon” kundër Real Madridit në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

“Katalunasit” fituan 2:1 ndaj Real Madridit në stadiumin “Camp Nou” me golin e fitores të arritur në minutat shtesë.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti tha se ekipi i tij nuk fitoi për shkak të detajeve të vogla, ndërsa komentoi edhe rastin e golit të anuluar të Asensio, për çka tha se ata kanë dyshime rreth pozitës jashtë lojës.

“Ne e meritonim ta fitonim këtë lojë. Nuk fituam për shkak të detajeve të vogla. Jemi të mërzitur dhe ndihemi keq për humbjen, por njëkohësisht krenarë për lojën që e bëmë. Do të fitojmë diçka nëse vazhdojmë të luajmë kështu”, tha Ancelotti në konferencë për media, njofton Marca, transmeton lajmi.net.

“Shumë krenar për ekipin tim sepse loja ishte shumë e mirë, ndryshimet ishin shumë të mira, trajneri bëri ndryshime shumë të mira, ata që hynë i dhanë një shtysë skuadrës. Ne do të luftojmë deri në fund.”

“Ne nuk fituam për shkak të një pozicioni jashtë loje për të cilin kemi dyshime, nuk mendoj se ishte 100 për qind jashtë loje. Me këtë dyshim, ne kthehemi në Madrid. Është e vështirë të jesh kampion në ligë tani”, përfundoi trajneri italian.

Barcelona tani ka 68 pikë në pozitën e parë, 11 më shumë se Real Madridi që është i dyti me 56 pikë./Lajmi.net/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1743

Sevillia fiton Europa League, Roma e Mourinhos bie pas penalltive

xhaka-zvicra

Çfarë thotë selektori i Zvicrës për Granit Xhakën?

manchester chelsea

Manchester United zyrtarizon marrëveshjen e re me mbrojtësin e krahut

messi

Messi i jep 10 ditë kohë Barcelonës

sylvinho

“Euro 2024”/ Ja kuqezinjtë e përzgjedhur nga trajneri Sylvinho për sfidat e qershorit

busquets-buskec

ZYRTARE/ Kapiteni Sergio Busquets i jep lamtumirën Barcelonës…

franca-fitore-

Franca publikon listën e lojtarëve të ftuar për ”EURO 2024”

bayern1

Ylli i madh këmbëngulë për largim nga Bayerni

Shaqiri xhaka

Lista e Zvicrës, ftohen tre emrat e njohur shqiptarë (LISTA)

INFO

NA NDIQ