Ancelotti lë mënjan Realin dhe feston titullin e kuqezinjve: Forca Milani i madh! (FOTO)

Trajneri i Realit Karlo Ançeloti ka festuar suksesin e ish-skuadrës së tij, Milanit me anë të një postimi në rrjetet sociale ku uron kuqezinjtë për fitoren e titullit të 19-të.

62-vjeçari ka rishpërndarë në “Tweeter”, postimin e klubit për suksesin në Serinë A që mungonte prej 11 vitesh.

“Forca Milani i madh! Urime!”, ka shkruar Ançeloti.