Ancelotti: Modric në Arabinë Saudite? Ai është i pakënaqur që nuk luan, por tashmë e ka vendosur

ina-online
ina-online

24 Gusht, 2023

Trajnerit të Realit, Carlo Ancelotti, në konferencën për shtyp para ndeshjes iu drejtua një pyetje për mesfushorin kroat Luka Modric i cili nuk është më në formacionin fillestar të klubit madrilen, së bashku me Toni Kroosin.

Madje, mediat spanjolle shkruanin se Modric është i pakënaqur dhe se për shkak të këtij statusi, ai mund të kërkojë një transferim në Arabinë Saudite në dimër, nga ku tashmë ka marrë dhe ka refuzuar oferta të pasura. Por Ancelotti e qetëson situatën, duke thënë se ai do të marr minuta.

“Luka në Arabinë Saudite? Ai tashmë ka vendosur për të ardhmen e tij. Natyrisht, ai nuk është i lumtur që nuk luan, por do të marrë minuta. Është në gjendje të mirë fizike, nuk ka probleme, do të na ndihmojë. Për shumë, ky është një sezon i pazakontë. Modric është mësuar të luajë nga minuta e parë, por ai me siguri do të kontribuojë për ekipin”, ka thënë Ancelotti.
Kroati së fundmi ka nënshkruar kontratë të re njëvjeçare me Realin. Ai mori gjithsej 28 minuta në dy ndeshje këtë sezon – 10 kundër Athletic Bilbao (2-0) dhe 18 kundër Almerias (3-1). Nga ana tjetër, ai pritet të jetë në formacionin titullar ndaj Celta Vigos. /Telegrafi/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vedat-muriqi

Muriqi në mesin e më të mëdhenjve të Mallorcas, po synon t’i kalojë legjendat e klubit

chelsea

“Sherr” në tunel me gjyqtarët, FA ka nisur një hetim për kapitenin e Chelseat…

novak-gjokovic

Djokoviç bën homazhe për terroristët serbë të vrarë në Kosovë! Mediat kroate kritikojnë qëndrimin e tenistit serb…

Pep Guardiola

Guardiola indiferent, nuk e bën dramë eliminimin nga Kupa e Ligës…

futboll

Shqiptarët vendimtarë në ndeshjen Basel – Luzern: Jashari shënon, Xhaka dhe Ademi asistojnë

mourinho

Roma “shpartallohet” në Genova, trajneri Mourinho: “Nuk kam shumë për të thënë pas një ndeshjeje si kjo!” Nisin kritikat…

xherdan shaqiri

Messi, Busquets, Shaqiri, njihuni me lojtarët më të paguar në ligën MLS

ffk

Reagim i FFK-së në lidhje me pankartat shoviniste në ndeshjen Olympiakos – Aris

xavi cavi

Xavi: Jemi përmirësuar në sulm, gabojmë në mbrojtje

INFO

NA NDIQ