​Ancelotti paralajmëron Arsenalin

Picture of INA
INA

10/04/2025

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti pranoi se shanset e skuadrës së tij për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve janë të vogla pas një disfate 3-0 ndaj Arsenalit të martën, por paralajmëroi se kampionët në fuqi mund të prodhojnë magji në shtëpi.

Declan Rice shënoi dy gjuajtje të lira përrallore dhe Mikel Merino shënoi një gol të shkëlqyeshëm për t’i lënë kampionët e 15-fishtë të Evropës të tronditur dhe përballë një mali për t’u ngjitur në Madrid javën e ardhshme, shkruan KosovaPress.

Më shqetësuese se rezultati ishte performanca e dobët e Realit, fare pak kërcënuese në sulm dhe e çorganizuar në mbrojtje, edhe pse në disa momente këtë sezon ende kanë arritur të rrëmbejnë një rezultate pozitive në raste të tilla.

“Normalisht, kjo skuadër e rrit lojën e tyre drejt fundit të ndeshjeve, ” u tha Ancelotti gazetarëve. “Ishte zhgënjyese, ishte e dobët. Ne duhet të jemi kritikë ndaj vetes këtu dhe të bëjmë gjithçka që mundemi javën e ardhshme për t’u rikuperuar”, ka shtuar Ancelotti, përcjellë KosovaPress.

Italiani ishte i qartë se skuadra e tij duhet të përmirësohet dukshëm për të pasur ndonjë shans në ndeshjen e dytë. Por Reali ka një rekord të mrekullueshëm për të bërë rikthime të pamundura, veçanërisht në “Santiago Bernabeu”, dhe më parë ka përmbysur një deficit prej tre golësh në ndeshjen e parë – megjithëse gati 50 vjet më parë kundër Derby County në Kupën Evropiane.

Ancelotti nuk dukej se besonte plotësisht në shanset e Realit në ndeshjen e dytë, por paralajmëroi Arsenalin se ka ende për t’u luajtur.

“Mundësitë për t’u kualifikuar janë mjaft të ulëta, por ne duhet të përpiqemi 100%, ” u tha ai gazetarëve. “Ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi, është një mundësi për të treguar një përgjigje ndaj një loje të dobët. Në futboll, gjithçka mund të ndodhë. Ne duhet të besojmë, duhet të kemi besim sepse, njëherë, shumë kohë më parë në Bernabeu, ndodhi”, tha në fund ai.

TË FUNDIT

Mexhiti: Taravari s’ka vend në Qeveri nëse bashkëpunon me BDI-në

Sela në Click Plus foli për ASH-në dhe Taravarin, çfarë tha…?

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Shtyhet sërish seanca konstituive, ky ishte propozimi i Glauk Konjufcës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË