Skuadra e Real Madridit luan sonte ndeshjen e mbetur të javës së 20-të në La Liga ndaj Getafes.
Trajneri italian, Carlo Ancelotti e cilëson këtë takim si shumë kurciale për pjesën tjetër të sezonit në La Liga dhe luftën për titull, shkruan Indeksonline
Në konferencë për media, Ancelotti tha se pret një ndeshje tejet të vështirë në stadiumin “Coliseum”.
“Do jetë një ndeshje kurciale për sezonin tonë në La Liga. Presim një ndeshje tejet të mirë, ekipi është gati. Unë e pëlqej lojën që është duke e bërë trajneri i Getafes, ata duken shumë të fortë”, u shpreh Ancelotti
Me fitore të mundshme sonte, Real Madridi merr kreun e tabelës. Momentalisht madrilenët gjenden në vendin e dytë me 54 pikë, një më pak se lideri Girona (55)./Indeksonline/
| Ancelotti: “Tomorrow’s game will be crucial for our season and La Liga. We expect a good game. The squad is ready.” pic.twitter.com/ZtwtE65Rr1
— Madrid Xtra (@MadridXtra) January 31, 2024