Ancelotti shigjeton Barcelonën për korruptimin e arbitrave: Diçka shumë serioze, jemi të shqetësuar

ina-online
ina-online

30/09/2023

Barcelona akuzohet për korrupsion në çështjen “Negreira”, për korruptim të ish-zëvendëspresidentit të arbitrave spanjollë, kompanive të të cilit klubi katalanas i pagoi 7.3 milionë euro mes viteve 2001 dhe 2018.

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, u ndal në këtë temë, duke iu përgjigjur një pyetjeje specifike: “Unë jam i shqetësuar për këtë çështje, pasi e gjithë bota e futbollit është e interesuar të dijë të vërtetën e një situate kaq serioze. Drejtësia po punon për këtë dhe ne duhet ta lëmë të bëjë punën e saj”.

Po çfarë e shqetëson më shumë trajnerin e Real Madridit nga kjo çështje? Përgjigjet Ancelotti: “Kam 40 vite që jam në këtë botë, të futbollit, dhe kur ndodhin këto lloj problemesh na shqetësojnë të gjithëve. Shpresoj që drejtësia të bëjë punën e saj dhe të gjejë zgjidhjen ligjore”.

Në konferencën për shtyp, trajneri i Real Madridit iu përgjigj edhe akuzave të bëra nga drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit, Gil Marin, në lidhje me klimën e krijuar rreth gjyqtarëve nga “Los Blancos”:

“Nuk i kushtoj vëmendje asaj që thotë drejtori apo presidenti i Atlético Madridit. Ajo që duhet të pyesni veten është nëse gjyqtarët e bëjnë mirë punën e tyre. Unë mendoj se ata bëjnë gabime të mëdha, askush nuk është i përsosur”.

Lidhur me ndeshjen e radhës në La Liga, trajneri italian shtoi: “Lajmi i mirë është se jemi rikuperuar dhe se do të kemi Carvajal për ndeshjen e ardhshme. Alaba ka një problem dhe nuk do të jetë në Girona. Edhe Rüdiger ka pësuar një goditje, por do ta kemi me vete. Do të shohim se si do të përballemi me ndeshjen e së shtunës, pastaj kemi Marvel dhe Garrido që janë shumë të mirë”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

aziz-salihu

Legjenda e boksit Aziz Salihu i lënë në harresë/ Askujt nuk i intereson a jam gjallë, për meritat që ja kam dhënë këtij shteti meritoj një kulm mbi kokë

Mesi topi arte

Zbulohen shanset e lojtarëve për të fituar Topin e Artë 2024, nuk prinë as Haaland dhe as Mbappe

lautaro martinez

Lautaro: Pija qetësues në çdo ndeshje deri në finalen e Champions League

Ronaldo

Ronaldo e festoi me gol dhe asist ndeshjen e tij të 1200-të në karrierë

Sylvinjo silvinjo

Sylvinho: Në “Euro 2024” të shfrytëzojmë mundësitë tona, duhet të provojmë shanset dhe të tentojmë

Sadio Mane

Sundimit të Manes i vjen fundi: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në Afrikë

joao-felix-600x360

Barcelona do të bëjë ofertë për Joao Felix

cana

Kosova me trajner vendor apo të huaj? Pyetet legjenda Agim Cana, babai i Lorik Canës

muamed-sejdini-2-750x500

Sejdini: FFM është duke punuar për të implementuar sistemin VAR

INFO

NA NDIQ