Në një intervistë ekskluzive për TuttoMercatoWeb, foli ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, i cili drejtoi klubin nga viti 2006 deri në 2009, periudhë në të cilën fitoi dy kampionate dhe një Superkupë të Spanjës.
s
Është e thjeshtë: nuk është e mundur të fitosh gjithmonë. Këtë vit kemi pasur disa dëmtime, mungesa e Toni Kroos-it dhe mosha e Modrić kanë ndikuar në performancën e mesfushës. Por ende kemi mundësinë të fitojmë Copa del Rey dhe jemi në garë për kampionatin. Kështu që nuk mund të themi se sezoni është i humbur, edhe pse është e vërtetë që eliminimi nga Champions League është gjithmonë një zhgënjim i madh për klubin tonë.
Nëse do të ishit president i Real Madridit sot, a do ta shkarkonit Ancelotti-n apo do t’i jepnit besim?
Ancelotti është një nga trajnerët më të mirë që ky klub ka pasur ndonjëherë dhe, sipas mendimit tim, duhet të qëndrojë sa kohë që ai dëshiron. E njeh shumë mirë klubin tonë. Di të menaxhojë një dhomë zhveshjeje të mbushur me ‘yje’, sepse edhe vetë ka qenë një ‘yll’. Nuk kërkon kurrë të jetë në qendër të vëmendjes dhe nga ana taktike ka treguar shumë herë se është një strateg i zoti. Duhet të kujtojmë që vetëm një vit më parë ai fitoi Champions-in dhe kampionatin.
Edhe më të mirët në historinë e Realit, kur nuk performojnë, duhet të bëjnë një hap pas. Ishte e vështirë për ju të shisnit Ronaldon te Milani?
Është gjithmonë e vështirë të heqësh dorë nga një lojtar i jashtëzakonshëm si Ronaldo. Ai është një nga më të mirët që kam parë gjatë jetës sime si tifoz dhe një njeri i madh jashtë fushës. Por duhej të pranoja, si gjithmonë, vendimin e drejtorit sportiv dhe të trajnerit, të cilët kishin kuptuar se kishte ardhur momenti që ai të largohej nga klubi.
Çfarë mendoni për Nico Paz dhe Arda Güler, dy talente në pronësi të Real Madridit që janë lidhur me Interin?
Janë lojtarë shumë të talentuar, ndaj është logjike që Interi, apo çdo skuadër tjetër e madhe, të interesohet për ta. Nuk e di se cilat janë qëllimet e klubit për të ardhmen e tyre.
Interi ka treguar se është një skuadër e madhe në çdo kompeticion ku ka marrë pjesë dhe është një pretendente serioze për të fituar këtë edicion të Champions League. Lautaro, Thuram dhe e gjithë skuadra me siguri do t’i krijojnë probleme Barcelonës. Nuk do të jetë një sfidë e lehtë, sepse edhe Barça ndodhet në një formë të shkëlqyer.