Andoni: Politika e Mitsotakis, indiferente ndaj shqiptarëve

0

Fitorja e Kyriakos Mitsotakis në Greqi duket se do të ketë edhe ndikim tek shqiptarët që jetojnë atje. Analisti Ben Andoni, i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora thotë se politikat që do të ndjekë Kyriakos Mitsotakis do të jetë indiferentë ndaj shqiptarëve. Pavarësisht kësaj, Andoni tha se kjo politikë nuk do të cënojë politikat e integrimit të shqiptarëve në Greqi.

Ben Andoni: Nuk do ndryshojë ndonjë gjë e madhe, por nuk do jetë kaq miqësore në pjesën shqiptare. Vetëm se komunitetit shqiptar është integruar më mirë më se gjithë komunitetet e tjera, jo thjesht të fqinjësisë, por edhe elementë të tjera që na bëjnë më të afërt. Ndaj politika e Mitsotakis, do jetë pak politikë indiferente ndaj shqiptarëve por nuk mund ti cënojë politikat e integrimit  të shqiptarëve në Greqi.

Andoni tha se në raport me Greqinë, Shqipërisë do ti duhet një sforcim i jashtëzakonshëm diplomatik për tu kthyer në termat që i interesojnë.

Ben Andoni: Vende si Greqia me diplomaci shumë institucionale dhe vonesat në dukje, ato që ne i kujtojmë që flenë, ato kanë një qëllim të caktuar dhe qëllimi është që në zhvillimet që janë më konforte për ta të dalin interesat e tyre. Shqipërisë do ti duhet një sforcim i jashtëzakonshëm diplomatik për tu kthyer në termat që i interesojnë.