Andonovski: ASH për pak kohë qeverisje s’mundet me luftu korrupsionin, por vetëm do i shërbejë Ahmetit-Grubit

Picture of designer@fetishimedia.ch

24/01/2023

Sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar në VMRO-DPMNE, Stefan Andonovski deklaroi për Sitel se Aleanca për Shqiptarët për 500 ditë para zgjedhjeve nuk do ta zgjidhë korrupsionin dhe do ta dërgojë Maqedoninë në BE, por ajo do t’i shërbejë vetëm Grubit dhe Ahmetit.

“Nuk mund të përgjigjem me detaje pse Aleanca vendos të shkojë apo jo, sepse nuk kanë ende një përgjigje. Por unë mendoj se duhet t’i përgjigjen me ndershmëri pyetjes se pse po hyjnë në qeveri në këtë moment kur jemi rreth 500 ditë larg zgjedhjeve të rregullta.

“Pra 400-500 ditë nga sot, që për ato 400-500 ditë nuk do të zgjidhin çështjet e korrupsionit, nuk do ta dërgojnë Maqedoninë në BE, por do t’i shërbejnë vetëm interesave të Artan Grubit dhe Ali Ahmeti. Sepse interesi është ekskluzivisht në krye të BDI-së për të stabilizuar deputetët në Kuvend, që problemet e brendshme partiake të BDI-së të mos bëhen problem qeveritare”, thotë Stefan Andonovski, sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar të VMRO-DPMNE-së në paraqitjen në ditarin qendror mbrëmë në TV Sitel.

Andonovski shtoi se nuk mendon se VMRO-DPMNE po vuan sepse Aleanca dëshiron të hyjë në qeverinë LSDM-BDI.

“Nuk mendoj se VMRO-DPMNE pëson dëme. Pse? Sepse atë që po bëjmë për zgjedhje të parakohshme, po e bëjmë sepse qytetarët e Maqedonisë mendojnë se kjo qeveri duhet të largohet. Nuk po e bëjmë për arsye thjesht partiake. Nëse arsyeja do të ishte thjesht partiake, më e lehtë do të ishte të prisnim deri në vitin 2024, sepse kjo qeveri nuk ka çfarë të tregojë për vitin 2024, mund të bëjë vetëm gabime dhe këtë e bën çdo ditë me skandale të përditshme. Dhe deri në vitin 2024, përkrahja e tyre nga qytetarët prej diku 11-12%, aq sa ka LSDM-ja tani, do të jetë rreth 9-8% apo edhe 7%. VMRO-DPMNE mund të rritet vetëm me rezultatet e deputetëve tanë”, theksoi ai.(INA)

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË