Andonovski: BDI qeverisë me pushtetin, LSDM partner i vogël, projektet kryesore udhëhiqen nga Grubi-Bekteshi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

16 Mars, 2023

LSDM është një partner i vogël në qeveri dhe kjo bazohet në disa aspekte. Kur Kovaçevski u pyet se si do të funksionojë qeveria, Kovaçevski nuk u përgjigj vetë, por iu drejtua Ahmetit për ta pyetur dhe përgjigja ishte e njëjtë si më parë. E dyta, kur ndodhi turbulenca në BDI, Kovaçevski nuk e kishte problem situatën, por erdhi e gjithë qeveria e Kovaçevskit, të gjithë deputetët dolën në mbrojtje të Artan Grubit. Projektet kyçe nuk udhëhiqen nga Kovaçevski, por nga Artan Grubi dhe Kreshnik Bekteshi“, thotë Stefan Andonovski, sekretar për marrëdhënie ndërkombëtare i VMRO-DPMNE-së, në një intervistë mbrëmë në TV Shenja.

Andonovski theksoi se BDI është në krye të qeverisë, por efektet dhe përfitimet e atij sundimi i sheh vetëm Artan Grubi dhe ekipi rreth tij.

“BDI qeveris me shtetin, por efektet dhe përfitimet e atij pushteti kanë vetëm Artan Grubi dhe skuadra përreth, dhe qytetarët shqiptarë jo. Do të isha i lumtur nëse do të bëhej për cilindo qytetar në Maqedoni, sepse qytetarët po largohen nga Kërçova dhe Tetova, siç po largohen nga Velesi, Koçani apo Berova”, theksoi ai.

Andonovski theksoi se në projektin më të shtrenjtë për ndërtimin e Korridorit 8, Grubi është personazhi kryesor, ndërsa Bekteshi në koncesionet për pasuritë minerale.(INA)

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fejza-750x417

I riu nga Sllupçani e bën shqiponjën në mes të Zveçanit!

zeqirija ibrahimi

Ibrahimi: Taravari e quajti “psikopat” e Ziadin Sela i tha “vrasës”- sot janë bashkë me Ali Ahmetin

Albin-Kurti-3

Kurti: Grafitet serbe mbi mjetet e NATO-s janë kujtim i errët, dënoj sulmet ndaj KFOR-it dhe gazetarëve

rama-1-750x430-1

Rama për zhvillimet në veri: Kosova po lëndohet në sytë e aleatëve

arben-taravari-albin-kurti

Arben Taravari reagon për tensionet në veriun e Kosovës

bekteshi

Bekteshi: Izet Mexhiti nuk i kryen detyrat e nënkryetarit

glauk-konjufca

Konjufca:Është koha që dhunës t’i përgjigjemi me një zë të përbashkët

kurti-kasami-tetove

Selmani: Kasami i vetmi lider shqiptar në Maqedoni që reagoi për situatën në veriun e Kosovës

Grubi korridori 8

Grubi jep lajmin: Këtë javë nisin punimet për Korridorin 8

INFO

NA NDIQ