Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit

Picture of INA
INA

20/05/2024

Ministria e Sistemit Politik do të jetë vetëm për marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, njofton VMRO DPMNE. Stefan Andonovski, sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar në parti, thotë se VMRO-DPMNE është duke negociuar për formimin e qeverisë, por edhe për arritjen e shumicës prej dy të tretash në Kuvend, njofton REL.

Andonovski tha se ka disa institucione që udhëheqen nga BDI, e që nuk mund të rikthehen dhe se ato institucione janë në prag të kolapsit.“Ju keni institucione ku BDI ka qenë për një kohë të gjatë dhe që nuk mund t’i rregulloni, këto janë institucione para kolapsit. Në një situatë si kjo, duhet të përballemi me qeverisjen shumë të gjatë të BDI-së dhe shtrembërimin e rregullit se çka nuk është më një qeveri normale. Mendoj se në VLEN njerëzit janë të ndershëm, kanë synime të ndershme për të luftuar korrupsionin dhe krimin dhe kjo do të tregohet në ditët e para të marrjes së pushtetit”, tha Andonovski.

Andonovski ka komentuar edhe incidentin nga e kaluara, kur në një ministri është luajtur futboll dhe basketboll.“Sporti nuk do të praktikohet brenda zyrave, ka salla sporti për këtë. Pjesa e dytë që më shqetëson mua si jurist është që kjo ministri u quajt “për sistem politik” kur ne e dimë se kjo që po bëjmë ne është një sistem politik. Edhe Parlamenti është sistem politik, qeveria, edhe gjykatat janë sistem politik. Kjo është ndarja e pushtetit në vendin tonë që ekziston dhe është e ndarë në tre pjesë. Ishte e çuditshme që një ministër është në krye të të gjithë sistemit politik në vend, pra për një resor. Kështu që unë mendoj se kjo vetëm do të shndërrohet në Ministrinë e Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve, ndërsa sistemi politik ka një dimension pak më të gjerë”, tha Andonovski.

TË FUNDIT
16 minuta
Tetovë, mosmarrëveshje mes myftineve për kurbanet
17 minuta
Ligji për Vetqeverisjen Lokale/ Fronti Evropian dhe LSDM-ja nuk mbështesin ndryshimet e ligjit!
50 minuta
Jeton Shaqiri tregon se çka ka nënshktuar për Universitetin Ndërkombëtar të Strugës
4 orë
Parlamenti me 5 nënkryetarë, 3 prej tyre u votuan sot
4 orë
VLEN: Skandaloze-Merko i “Listës Zezë Amerikane” fitoi edhe një bakshish nga BDI në ikje

ME TE LEXUARA

1 ditë
Siljanovska Davkova takoi presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier
5 orë
Bexheti: Asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet
1 ditë
Apasievi kundër Arben Fetait për zëvendëskryeministër i Qeverisë
10 orë
Sot dhe nesër regjim i posaçëm komunikacioni në qendër të Shkupit
1 ditë
OKB-ja ka akuzuar Izraelin për krime kundër njerëzimit
5 orë
Pluhuri i shkretëtirës së Saharasë do të prekë Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër
1 ditë
Holandezin e kafshoi gjarpëri në Ohër, nuk kishte serum në spitalin e Ohrit, e shpëtuan në Dibër

LEXO MË SHUMË

kurban dashi

Tetovë, mosmarrëveshje mes myftineve për kurbanet

kuvendi parlamenti

Ligji për Vetqeverisjen Lokale/ Fronti Evropian dhe LSDM-ja nuk mbështesin ndryshimet e ligjit!

uns struge jeton shaqiri merko

Jeton Shaqiri tregon se çka ka nënshktuar për Universitetin Ndërkombëtar të Strugës

Kuvendi parlamenti maqedoni

Parlamenti me 5 nënkryetarë, 3 prej tyre u votuan sot

uns struge jeton shaqiri merko

VLEN: Skandaloze-Merko i “Listës Zezë Amerikane” fitoi edhe një bakshish nga BDI në ikje

fronti evropian vlen

Anketa e IPSOS: Fronti dhe VLEN me barazim

ere pluhuri

Pluhuri i shkretëtirës së Saharasë do të prekë Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër

blerim bexheti

Bexheti: Asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet

shkupi komunikacion

“Kjo është pafytyrësi” – Qytetarët të revoltuar me regjimin e posaçëm të komunikacionit në Shkup

INFO

NA NDIQ